Call us
00355 422 52 065

Institut auf dem Rosenberg

Institut auf dem Rosenberg eshte themeluar ne vitin 1889 nga Dr. Ulrich Schmidt dhe ndodhet ne St. Gallen (pjesa Gjermane e Zvicres) vetem 70 km larg Zurich. Vendndodhja perfekte e qytetit ndermjet kodrave te Santis dhe liqenit Bodensee, kane krijuar reputacionin e qytet-kopesht. Qyteti eshte i njohur per universitetet e vjetra dhe qendren historike me shtepi te vjetra dhe dyane piktoreske.

 

Shkolla shtrihet ne nje siperfaqe prej 100.000 metra katrore dhe disponon disa ndertesa dhe konvikte, te rrethuara nga nje park i mrekullueshem. Shkolla ofron pergatitje akademike cilesore dhe mbeshtetje te plote gjate gjithe procesit te mesimit dhe ndihme gjate pergatitijes individuale deri ne pergatitje per intervisten dhe konsultime per t’u regjistruar ne universitet.