Heidelberg Private School Center | Integral

Heidelberg Private School Center

Historia dhe përshkrim i shkurtër

Qendra Private e Shkollës Heidelberg (Heidelberger Privatschulcentrum – HPC) është pjesë e Grupit të edukimit F + U, një nga ofruesit më të mëdhenj të arsimit privat në Gjermani i cili ofron programe të përgjithshme dhe profesionale dhe operon ndërkombëtarisht në më shumë se 20 vende. HPC në Heidelberg, ofron mundësi arsimore me cilësi të lartë për të rinjtë midis 14 dhe 18 vjeç nga Gjermania dhe në mbarë botën. Në varësi të moshës dhe prejardhjes arsimore, nxënësit mund të regjistrohen në një sërë programesh të shkollave të mesme, trajnime profesionale, kurse përgatitore të gjuhës, dhe më shumë. Klasat fillojnë nga shkolla fillore deri tek Abitur. Me mbështetjen e Akademisë së Gjuhëve F + U, shkolla ofron gjithashtu mundësinë për të përmirësuar aftësitë e tyre gjuhësore dhe të aftësojnë aftësinë e tyre shoqërore duke marrë pjesë në udhëtime gjuhësore dhe praktika në Gjermani dhe jashtë saj. Studentët mësojnë në klasa ndërkombëtare dhe të vogla dhe shijojnë jetën e tyre të përditshme në kampus, ata mësojnë anglisht dhe gjermanisht në programet të cilat përqëndrohen në letërsinë gjermane, marrin një përgatitje të shkëlqyer akademike dhe janë në të njëjtën kohë të mbështetur në zhvillimet e tyre individuale si qenie njerëzore dhe globale.

Programe Akademike

PrepClass (klasa 9-10)

Klasa e përgatitjes PrepClass International (klasa 9 dhe 10) është program i përshtatshëm për studentët e moshës 14 deri në 16 vjeç dhe siguron bazat (veçanërisht aftësi në gjuhën angleze dhe gjermane) për të hyrë në Programin e Diplomës të IB në klasën e 11. Të gjitha klasat do të mësohen në gjuhën angleze dhe studentët e huaj mbështeten në aftësinë e tyre në gjuhën angleze. Përmes këtij programi sigurohet shkollimi i plotë në anglisht sipas kurrikulës së gjimnazit gjerman, Baden-Württemberg, madhësi të klasave të vogla me të mësuar të individualizuar, mbështetje për njohuri gjuhësore për anglisht dhe gjermanisht.

IB (klasa 11-12)

Programi i Diplomës IB ëshë për studentët e moshës 16-19 vjeç për klasat 11 dhe 12.

Gjuha e mësimit është Anglishtja. Qëllimi i programit është zhvillimi i mendimit kritik dhe fitimi i atributeve të një qytetari global. Fitimi i diplomës IB pas 2 vitesh është ekuivalent me Abitur gjermane. Ofron një përgatitje të shkëlqyer për të studiuar në universitetet më të mira në Gjermani dhe në të gjithë botën. Lëndët IB që ofrohen:

  • Grupi 1: Studime në gjuhë dhe letërsi, Anglisht, gjermanisht
  • Grupi 2: Përvetësimi i gjuhës: Anglisht B gjermanisht B
  • Grupi 3: Individët dhe shoqëritë: Psikologji
  • Grupi 4: Shkencat: Biologji, Kimi
  • Grupi 5: Matematika: aplikime dhe interpretime
  • Grupi 6: Artet: Filmi ose një lëndë tjetër nga grupi 3 ose 4

Akomodimi

Ofrohet akomodimi me konvikt. HPC u ofron studentëve një mjedis të sigurt dhe një kujdes intensiv. Kujdestarët janë të trajnuar nga ana edukative dhe specializohen në plotësimin e nevojave specifike të të rinjve dhe duke i ndihmuar ata të organizojnë jetën e tyre të përditshme. Ata janë në dispozicion si persona kontakti, 24 orë në ditë. Qëllimi është të krijohet një bashkësi familjare ku studentët mund të jetojnë dhe të mësojnë së bashku. Secili individ merr vëmendjen personale që i nevojitet. Ushqimi dhe fjetja sigurohen të plotë nga konvikti.

Aktivitete jashtëshkollore

Aktivitetet jashtëshkollore përfshijnë Modelin e Kombeve të Bashkuara, klube sportive, klube krijuese dhe teatrale dhe shkëmbime kulturore. Jeta në shkollë karakterizohet mbi të gjitha nga shkëmbimi midis nxënësve që mësojnë me dhe nga njëri-tjetri, si programi “Buddies”, ku nxënësit e rinj mbështeten në hapat e tyre të parë nga nxënës të shkollës. Ata mund të bëjnë detyrat e shtëpisë, të eksplorojnë Heidelberg ose të kalojnë kohën e lirë së bashku. Kush e di, mbase ky është edhe fillimi i një miqësie të përjetshme?

Informacione të përgjithshme

Vendndodhje: Heidelberg: 9-12
Lloji:Shkollë private me konvikt: 9-12
Aeroporti më i afërt: Mannheim - 43 minuta: 9-12
Mosha: 14-19 vjeç: 9-12
Numri i nxënësve: 100: 9-12
Numri i nxënësve të huaj në konvikt: 44: 9-12
Programe Akademike: 9-12
- MYP (klasa 9 dhe 10): 9-12
- IB (klasa 11 dhe 12): 9-12
Kërkesa për pranim për studentët e huaj: 9-12
- Rezultatet akademike të dy viteve të fundit : 9-12
- Letër Rekomandimi nga mësues të shkollës: 9-12
- Provimet e pranimit dhe intervista akademike: 9-12