EF Academy | Integral

EF Academy

Historia dhe përshkrim i shkurtër

EF Academy në Oksford është shumë afër nga qendra e qytetit. Qyteti i vogël dhe i gjallë ka ndërtesa të bukura dhe një komunitet të madh, të larmishëm akademik ku mbizotëron universiteti i famshëm.

Shkolla e mesme britanike në Oksford është e vendosur në dy kampe që janë 3-minuta larg dhe të ndara nga rruga Pullens Lane, në një lagje banimi të qetë. Të dy pjesët e shkollës karakterizohen nga arkitektura tradicionale dhe hapësirat në natyrë, ku studentët takohen për të shijuar mëngjes, drekë dhe darkë ose për të rrëmbyer një kafe gjatë pushimit të tyre të studimit. Ndërtesat e banimit dhe disa klasa janë në njërën pjesë të kampusit, ndërsa pritja, salla e ngrënies, palestra, biblioteka dhe më shumë klasa janë në pjesën tjetër. Përtej kampusit, do të gjeni dyqane, restorante, kafene dhe kinema, të cilat ju ofrojnë mundësinë për të zhytur veten në kulturën e vendit tuaj pritës.

Kampusi EF Academy në Torquay, shtrihet në qytetin e qetë në rrethin e Torbay. Komuniteti – i përbërë nga studentë, staf shkollor dhe vendas – shpesh është përshkruar si një familje dhe ju do të ndiheni si në shtëpi në këtë mjedis inkurajues.

Programe Akademike

EF Academy Oxford

EF Academy Oxford ofron programet akademike A-levels dhe IB. Trupi studentor në shkollën e mesme private dy vjeçare në Oksford është i përbërë nga studentë të pjekur dhe me mendje të hapur. Ata që arrijnë sukses këtu kanë një dashuri për kulturën dhe idetë dhe një gatishmëri për t’u përfshirë në çështje globale. Në EF Academy Oxford fitohet një përvojë parauniversitare që përfshin kultivimin e një mjedisi që inkurajon studentët të jenë të pavarur dhe të përgjegjshëm. Shkolla zhvillon në mënyrë aktive lidhjen me Universitetin e Oksfordit duke i ftuar studentët e doktoratës që të zhvillojnë seanca mësimi në shkollë. Për të siguruar që ata janë të gatshëm për kërkime të pavarura në nivelin universitar, të gjithë studentët kanë qasje të plotë në bibliotekë dhe ambientet sportive në Universitetin Oxford Brookes, që ndodhet ngjitur me kampusin.

EF Academy Torbay

Programet akademike që ofrohen këtu janë përveç A-levels dhe IB për moshat 16-19 vjeç, edhe programi IGCSE për nxënësit në moshën 14-16 vjeç. Në shkollën e mesme ndërkombëtare në Torbay, jepet mësim bazuar në filozofinë që studentët kanë sukses atëherë kur ata ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur. Shkolla është e përkushtuar që studentët në Torbay të ndjehen të qetë dhe të përkrahur nga mësuesit, këshilluesit e karrierës, kujdestarët e konvikteve dhe familjet pritëse në çdo fazë të shkollimit të tyre të mesëm – veçanërisht midis programit IGCSE dhe IB ose A-Level dhe gjatë gjithë procesit të aplikimit në universitet. Shumica e studentëve aplikojnë në universitete në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Sh.B.A dhe vendet e lindjes.

EF Academy ka gjithashtu kampuse në SHBA, në New York dhe Pasadena ku mund të zgjidhni të studioni në programin e diplomës amerikane të gjimnazit.

Akomodimi

Shkolla ofron dy mundësi akomodimi për studentët në Oksford: konvikti dhe familje pritëse. Të dy u ofrojnë studentëve komoditetin e shtëpisë dhe hapësirën e nevojshme për të studiuar.

Në rezidencën e konviktit, studentët ndërtojnë miqësi të qëndrueshme ndërsa zhvillojnë pavarësinë e tyre. Ndërtesat në kampus gjithashtu përfshijnë një sallë pritjeje studentore me mobilje dhe tavolina të rehatshme. Një infermiere është në kampus në çdo kohë gjatë javës dhe fundjavave.

Studentët që zgjedhin formën tjetër të akomodimit jetojnë me një familje lokale dhe janë në distancë nga kampusi. Ata përfitojnë nga të jetuarit në një mjedis aktual shtëpiak dhe kujdesen nga të rriturit që janë kontrolluar dhe verifikuar nga zyrtarët e shkollës.

Aktivitete jashtëshkollore

Nxënësit në EF Academy mund të bëhen pjesë e programeve dhe aktiviteteve të ndryshme si: programi STEM për shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë, aktivitete sportive, punë vullnetare dhe të lidershipit, klubet e biznesit etj. Teatri, muzika dhe artet gjithashtu janë pjesë e rëndësishme e shkollës si dhe ekskursionet që organizohen në vende turistike apo në qytete të tjera si Londër dhe Manhattan.

Informacione të përgjithshme

Vendndodhje: Oxford, Torbay , New York, Pasadena: 9-12
Lloji: Shkollë private me konvikt: 9-12
Aeroporti më i afërt: Heathrow, Londër, 47 min; Exeter, 36 min: 9-12
Mosha: 13-16 vjeç: 9-12
Numri i nxënësve: 230: 9-12
Numri i nxënësve të huaj në konvikt: 9-12
Programe Akademike: 9-12
- IGCSE: 9-12
- A-levels: 9-12
- IB: 9-12
- Diploma amerikane HSD: 9-12
Kërkesa për pranim për studentët e huaj: 9-12
- Letër Rekomandimi: 9-12
- Testet e pranimit: 9-12
- Intervistë akademike: 9-12