Ecole des Roches | Integral

Ecole des Roches

Ecole des Roches u themelua në vitin 1899 nga sociologu Edmond Demolins dhe është e para “Shkolle e Re” në Francë, duke adoptuar një qasje inovative për arsimin. Për më shumë se një shekull, shkolla ka siguruar edukimin për shumë gjenerata studentësh. Shkolla gjithashtu ka konsoliduar reputacionin e saj në parimet themelore të arsimit.

Në 1950 u krijua AERN, Shoqata e ish-studentëve të Ecole des Roches dhe Kolegji i Normandisë. Pak nga pak, shoqata vazhdoi të zhvillohej dhe modernizohej. Sot shkolla ka gati 350 studentë nga e gjithë bota. Në vitin 1999, Ecole des Roches u bë anëtare e UNESCO-s. Në vitin 2015, shkolla u bashkua me grupin prestigjioz GEMS Education. Kampusi ofron 34 klasa moderne me mjete kryesore për të promovuar edukimin e fëmijës: tableta, kompjuterë, printer 3D dhe Wi-Fi me shpejtësi të lartë.

Akomodimi: Me kalimin e viteve, kampusi është zgjeruar për të arritur në 60 hektarë sot, me 12 konvikte që mirëpresin gati 400 studentë. Ndërtesat fillestare të konviktit, Le Vallon, Les Pins, Le Coteau, Les Sablons dhe La Guichardière u hapën midis 1899 dhe 1902 dhe ishin të rezervuara për djem.

Informacione të përgjithshme

Programet:
- French curriculum (French Baccalaureate)
- International Baccalaureate (IBDP)

Bursat:
Shkolla ofron bursa per nxenesit me arritje te larta akademike.