Earlscliffe College | Integral

Earlscliffe College

Sixth Form College Earlscliffe ofron programin më të mirë të arsimimit britanik: të ashtuquajtur “gold standard” A-Level program në lëndët tradicionale, duke I siguruar studentëve përgatitjen më të mirë akademike për hyrjen në universitetet më elitare në botë.

Shkolla ofron shumëllojshmëri aktivitetesh shumë të rëndësishme që ndikojnë në përparimin e studentëve, duke i dhënë avantazh krahasuar me moshatarët e tjerë. Vendndodhja e shkollës është në Folkestone, Kent, në breg të detit, në një largësi nga qyteti i Londrës, vetëm 55 minuta me tren.

Çdo nxënës merr pjesë në programin e Earlscliffe TRaC™ (Test, Rank and Coach). Të premteve studentët ulen në një testim në secilën nga lëndët e zgjedhura. Çdo të hënë studentëve dhe prindërve ju jepen rezultatet. Çdo javë studentët kanë seanca stërvitje me kujdestarët për të përdorur TRAC në lëndët ku kanë nevojë për mbështetje shtesë. Duke monitoruar progresin çdo javë studentët janë në gjendje të ndjekin rezultatet e përpjekjeve të tyre dhe të bëjnë përmirësime të menjëhershme kur është e nevojshme.

Studentët ndërkombëtarë të moshës 15 vjeç mund të regjistrohen në Earlscliffe për të ndjekur programin 3 vjeçar A-Level ose për të përfunduar vetëm një nga ato tre vite, ITY (International Transition Year). Disa studntë zgjedhin programin dyvjeçar, duke marrë provimet GCSE në fund të kursit të tyre. Orari javor është i përbërë nga lënët si: Matematikë, Shkenca Natyrore dhe Shkenca Sociale për gjysmën e orarit mësimor dhe studime të Gjuhës Angleze për gjysmën tjetër.

Studentët ekselentë përfundojnë një kurs të shkurtër në Universitetin Oxford gjatë vitit dhe kanë mundësi të zgjedhin nga një shumëllojshmëri e kurseve duke përfshirë histori, histori arti, informatikë dhe gjuhë moderne.

Aktivitete jashtëshkollore
Sporte: Nxënësit luajnë futboll, basketboll, volejboll, squash, badminton dhe pingpong çdo javë. Në muajt e verës, shkolla ofron tenis dhe golf. Ekipi i futbollit luan në një kampionat konkurrues. Ka edhe një palestër dhe pishinë të madhe pranë, në të cilat studentët kanë akses të plotë.
Kulturë: Earlscliffe ndodhet shumë pranë me stacionin e trenit London St Pancras.

Studentët vizitojnë kryeqytetin veçanërisht të mërkurëve për vizita muzikore, teatrale dhe ekspozita. Studentët kalojnë fundjava në Paris, Belgjikë dhe destinacione të ndryshme me interes kulturor.
Shërbimet: Studentët bëjnë punë vullnetarë për deri në dy orë në javë në shtëpitë për të moshuarit, spitalet, shkollat dhe qëndra bamirësie. Klubet dhe shoqatat takohen një herë në javë: Debating Society, Public Speaking Society, Global Affairs Club.

Informacione te pergjithshme

Mosha e nxënësve: 7-18 vjeç
Numri i nxënësve anglezë: 80%
Datat e fillimit të vitit shkollor­: shtator

Programe Akademike:
-GCSE
-A-levels

Kërkesa për pranim për studentët e huaj:
- Lista e notave të tre viteve të fundit
- Provime të gjuhës angleze dhe matematike (jepen në zyrën Integral)
Akomodim: Shkolla ka tre konvikte, një për vajzat dhe dy për djemtë, të gjitha shumë pranë shkollës. Shumica e dhomave kanë hapësirë, banjo; çdo nxënës ka dollapin dhe tavolinën e vet, të gjitha dhomat kanë Wi-Fi. Standarti i lartë i akomodimit është tërheqës për nxënësit. Secila nga shtëpitë ka një dhomë të përbashkët me TV, lojëra si bilardo, pingpong, hokej në ajër. Shtëpitë ofrojnë një kuzhinë te kompletuar.

Bursa: Kolegji ofron bursa per nxenesit me te talentuar, ne baze te rezultateve akademike si dhe performances ne provimet e pranimit dhe intervisten akademike.