D’overbroeck’s, një nga shkollat më të mira në Britaninë e madhe, është themeluar në vitin 1978 dhe ndodhet në qendër të qytetit të Oxfordit, pranë zonës komerciale të universitetit të Oxfordit. Gjimnazi D’Overbroeck’s ka një famë akademike të shkëlqyer dhe është i vendi i duhur për nxënës të cilët ndihen të pavarur, mjaft të motivuar dhe ambiciozë, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze të Britanisë së Madhe, si Oxford, Cambridge, Imperial College, LSE, UCL, universitetet në Edinburgh, Bath, Bristol, Newcastle, Leeds, etj.
Një veçanti e shkollës është përpjekja për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për të zhvilluar cilësi individuale të çdo nxënësi, duke u fokusuar në individualitetin e secilit, në mendimin kritik dhe krijues, inkurajimin e ndryshimit dhe të origjinalitetit. Niveli akademik i arsimimit, ambjenti shoqëror, marrëdhënia nxënës-profesorë e bazuar në besim dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve në proçesin e studimit janë çelësi i rezultateve të shkëlqyera në provime.
Përafersisht 10% e të diplomuarëve në D’Overbroeck’s pranohen çdo vit në Oxbridge. Mësimi bëhet në grupe të vogla, ndërkombëtare, deri në 10 vetë (një mesatare prej shtatë vetash), ndërsa afërsisht 60% të studentëve janë nga Britania e Madhe. Gjimnazi ka një program për përgatitje speciale të dizenjuar për mjekësi dhe drejtësi, duke patur parasysh aplikimet në universitetet më të mira, ndërsa një pjesë e madhe e profesorëve janë autorë të librave dhe anëtarë të komisionëve të vlerësimit.
Në d’Overbroeck’s, përsosmëria akademike mund të arrihet pa formalitetet e panevojshme që shumë shkolla britanike tradicionale kanë. Studentët kanë lirinë për të pyetur, eksploruar dhe për të krijuar; për të zhvilluar interesat, për të rritur talentet dhe për të realizuar potencialin e tyre të plotë akademik, ndërsa jetojnë në një nga qendrat më të bukura të të mësuarit në botë – qytetin historik të Oksfordit.
Gjimnazi ofron aktivitete në më shumë se 20 grupe me interesa të përbashkëta, ndërsa takimet ndodhin dy herë në javë. Shumë e famshme është studioja e teatros, orkestra, kori i gjimnazit, klubi i jazz-it, klubi i debateve, debate në grup rreth politikës, filozofisë dhe ekonomisë, seksioni ushtarak dhe sportiv Duke of Edinburgh edhe të tjera.
Sport- ofrohen stërvitje, rugby, basketboll, not, hockey, climbing dhe të tjera. Për këtë qëllim përdoren sallat e sportit dhe fushat e lojës në Universitetin Oxford Brookes. Ekipet e sportit të gjimnazit marrin pjesë në shumë konkurse rajonale dhe kombëtare.
Art- është një pjesë e rëndësishme e jetës në kampus. Nxënësit e grupit të teatros janë të përfshirë në mënyrë aktive në proçesin e krijimit, deri në zbatim dhe interpretim. Çdo vit prezantohet një spektakël i ri ose një musical. Programi muzikor përmban shumë koncerte dhe spektakle solo që zhvillohen në sallën e muzikës të gjimnazit Keble, që bën pjesë në Universitetin e Oxford.
Akomodim:
Hayfield House- është i vendosur në rrugën kryesore që lidh anën veriore me qendrën e qytetit, vetëm pesë minuta larg në këmbë nga Ewert Place. Ndërtesa është për nxënësit, përfshirë vajza dhe djem, që janë në vitin e parë të A-levels. Godina ka 17 dhoma me një vend të veçantë studimi, internët dhe lavaman. Në dispozicion të nxënësve janë edhe kuzhina të kompletuara me mobilim dhe një sallë e përbashkët për TV, VCR dhe DVD. Kujdestari i kampusit jeton në të njëjtën ndërtesë dhe mbikqyr qetësinë dhe rregullin e nxënësve. Sigurohet mëngjesi dhe një vakt.
“106”- është i vendosur në Bunbary Road, përballë me ndërtesën e zyrave të shkollës. Ka 10 dhoma dyshe për vajza dhe djem, të ndara në të dyja anët e ndërtesës. Dhomat e përbashkëta kanë një banjo individuale dhe internet. Ekziston një dhomë e përbashkët pushimi, sallë ngrënjeje dhe kopësht. Kujdestari i kampusit jeton në të njëjtën ndërtesë.
Benson’s House- është e vendosur në Sunderland Avenue, në anën veriore të qytetit, vetëm 10 minuta me autobus nga Summertown. Kampusi ofron 5 dhoma të mobiluara me TV, VCR dhe DVD dhe një kuzhinë të madhe, të mobiluar. Kujdestari jeton në të njëjtën ndërtesë dhe siguron qetësinë dhe rregullin e nxënësve. Sigurohet mëngjesi dhe një vakt.
Familje mikpritëse- seksioni i akomodimit ofron një larmishmëri akomodimesh në familje pritëse, në varësi me nevojat dhe dëshirat e secilit nxënës. Të gjitha familjet janë të zgjedhura me shumë kujdes. Ato kanë shumë vite eksperience në këtë fushë dhe ofrojnë një atmosferë shoqërore. Shumica e tyre jetojnë në pjesën veriore të qytetit, vetëm disa hapa larg shkollës ose kanë transportim publik afër. Akomodimi bëhet në dhoma individuale, të mobiluara mirë. Sigurohet mëngjesi dhe një vakt.