Chelsea Independent College | Integral

Chelsea Independent College

Kolegji ndodhet në qendrën e Londrës, në zonën prestigjoze të Chelsea and Fulham, zonë e preferuar nga shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe njerëz të biznesit. Kolegji ka dy ndërtesa moderne pranë Fulham Road dhe një transport të mirëorganizuar në qendër të Londrës.

Kampusi: ndërtesat e shkollës përfshijnë 24 klasa, 4 laboratorë, 2 salla të mëdha kompjuterash, studio fotografike dixhitale dhe studio arti. Në Chelsea Independent College, studiojnë nxënës nga mbi 40 nacionalitete, ku secili student merr mbështetje dhe vëmendje individuale nga stafi pedagogjik.

Akomodimi: Konvikti Princess Beatrice House (14-17 vjeç) – Nxënësit gëzojnë të gjitha përfitimet e jetesës në një nga lagjet më elitare të Londrës. Stafi i konviktit punon ngushtë me stafin e kolegjit per të siguruar nivelin më të lartë të kujdesit dhe janë të informuar rregullisht për progresin dhe mirëqenien e nxënësve brenda dhe jashtë klasës. Me hapësirat e saj të ndritshme, të hapura dhe moderne, konvikti Princess Beatrice House është ndër më të mirët në Britaninë e Madhe. Ofrohen dhoma teke ose dyshe me banjo en-suite. Ushqimi përfshin tre vakte në ditë, përvec kësaj çdo dhomë ka aneks kuzhinë ku nxënësit mund të përgatisin ushqim shtesë sipas nevojës. Gjatë mbrëmjeve dhe fundjavave, nxënësit mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë aktivitetesh sportive dhe sociale, duke përfshirë ekskursione në disa prej destinacioneve më emocionuese të Mbretërisë së Bashkuar.

IQ Hammersmith (mbi 18 vjeç): IQ është një kompani private e akomodimit të studentëve që ofron objektet cilësore në afërsi të kolegjit. Ndërtesa ndodhet dy minuta më këmbë nga stacioni i metros Hammersmith, duke lehtësuar udhëtimin në kolegj dhe në qendër të Londrës. Objekti i akomodimit përfshin: palestër, një dhomë kinema, zonë studimi dhe një tarracë të mbyllur. Ky opsion akomodimi u mundëson nxënësve më të rritur pavarësinë më të madhe në përgatitjen për jetesën universitare.

Programet: GCSE, A-Levels, University Foundation Programme

Chelsea Independent College ofron për profilin e çdo nxënësi strategjinë e zhvilluar nga Universiteti i Durhamit, ku në bazë të sistemit të të mësuarit, parashikohen rezultatet akademike për pranimin në universitetet më prestigjoze nga Grupi Russell.

Nxënës nga mbi 30 vende të ndryshme vijnë në Londër për të studiuar nën kujdesin e stafit profesional i cili ndihmon që ata të arrijnë notat e larta në GCSE dhe A-Level dhe të hyjnë në universitetet më të mira, përfshirë Oxford dhe Kembrixh. Kolegji ka gjithashtu përqindjen e lartë të studentëve britanikë, të cilët vijnë në Chelsea për të perfeksionuar performancën e tyre akademike. Kjo pasuron eksperiencën e nxënësve ndërkombëtare, duke lehtësuar integrimin me kulturen dhe shoqërimin me studentët vendas.

Informacione te pergjithshme

Numri total i nxënësve: 300
Numri i nxënësve të huaj: 180
Programe Akademike
• Programi dyvjeçar GCSE
• Programi njëvjeçar GCSE
• Programi dyvjeçar A-Level
• Programi 18-mujor A-Level
• Programi njëvjeçar A Level
• Foundation
• Përgatitje për mjekësi
• Përgatitje për Oxbridge
Kriteret e pranimit:
• Deftesat e dy viteve të fundit
• Niveli i Anglishtes: GCSE – IELTS 5,0; A-level – IELTS 5,5 ; Foundation: IELTS 5,0
• Test në anglisht
• Intervistë
Kolegji ofron bursa të pjesshme në baze të rezultateve akademike dhe performancës gjatë procesit të aplikimit.