CATS Academy Boston | Integral

CATS Academy Boston

CATS Academy Boston është një shkollë e mesme ndërkombëtare për klasat 9-12. E vendosur vetëm 20 minuta larg Bostonit, në Braintree, CATS Academy Boston kombinon përvojën dhe vlerat e një shkolle tradicionale amerikane me konvikt, me hapësirat e reja moderne të kampusit. Boston është zemra akademike e Sh.B.A.-së, vendi ku ndodhet Universiteti Harvard dhe ku më shumë se 1/3 e popullsisë janë studentë.

Kampusi: përfshin më shumë se 20 hektarë dhe ka në përbërje të tij: 43 klasa përfshirë 6 laboratorë gjuhësh, 9 laboratorë shkencorë, 7 dhoma muzikore, 3 studio arti, një hapësirë e teatrit eksperimental e njohur si ‘Kutia a Zezë’, një sallë e madhe studimi, një laborator biznesi dhe një laborator i modës.

Aktivitete jashtëshkollore
Klubet e interesit, sportet dhe ekskursionet e fundjavës janë një pjesë e rëndësishme e jetës në Akademinë CATS. Nxënësit pasurojnë kulturën e tyre dhe marrin pjesë në klube të ndryshme si fotografia, kërcimi, debate, matematikë, filma, modë, mësime në muzikë, kulinari etj. Shkolla ka një bazë të shkëlqyer sportive. Ju mund të praktikoni volejboll, basketboll, boks, çiklizëm, not, tenis, futboll, boks, vallëzim, golf, etj.

Akomodimi: të gjitha konviktet janë në kampus si dhe ofrohet akomodim në familje pritëse gjithashtu. Janë 5 konvikte, që strehojnë 449 studentë: 2 konvikte për djem, 2 për vajza në godina të ndara nga njëra tjetra si dhe një konvikt i përbashkët me kate të ndara për vajzat dhe djemtë. Nxënësit e klasave 9-10 qëndrojnë në dhoma dyshe, ata të klasave 11-12 në dhoma teke. Shërbimi i sigurisë së kampusit dhe gjithashtu shërbimi shëndetësor janë në dispozicion.

Programet: CATS Academy Boston ofron mbi 30 programe jashtëshkollore dhe 7 orë në javë mësime të gjuhës angleze si gjuhë e dytë (ESL). Çdo student ka një këshillues karriere gjatë kohës së qëndrimit në kolegj, duke u siguruar që ata të kenë mundësinë të pranohen në universitetet më të mira.

CATS Boston ofron 21 kurse të Advanced Placement dhe organizon çdo vit mbi 150 vizita nga universitete në kampus. Studentët kanë mundësinë të studiojnë 1-8 semestra. Gjithashtu ofrohen programet: STEAM, programet e arteve pamore dhe e arteve interpretuese, 30 klube për aktivitetet pas shkollës si klubet e sporteve, krijimtarisë, klube akadamike etj. Shkolla organizon udhëtime dhe ekskursione.

Studentët e CATS Boston janë të suksesshëm – mesatarisht 4 pranime në universitet për çdo student që aplikon dhe bursa universitare të fituara me vlerën 11,5 milion dollarë që nga viti 2014.

Çmime konkuruese: shkolla jo vetëm që aplikon tarifat e njëjta si për nxënësit amerikanë dhe për ata ndërkombëtarë, por ofron edhe bursë deri në 50% të tarifës së shkollimit.

Informacione të përgjithshme

Mosha e nxënësve - klasa 9 - 12
Numri i nxënësve - 2000
Numri i nxënësve në konvikt - 35
Numri i studentëve ndërkombëtarë - 50

Programi Akademik:
- Advanced Placement (AP)
- Matura Ndërkombëtare (MYP, DP)
- Scholars
- Programi i Arteve
- ESL ­ Diplomë e dyfishtë Universitet / Shkollë e mesme

Kriteret dhe testet për pranimin e nxënësve ndërkombëtarë:
• ELTiS Test - 220 pikë e lart
• Mesatarja mbi 8
• Intervistë