Cardiff Sixth Form College | Integral

Cardiff Sixth Form College

Cardiff Sixth Form College (CSFC) ka një reputacion akademik të përsosur që kryeson vëndet e para në Britaninë e Madhe për rezultatet e nxënësve në provimet A-levels. Në vitin 2019, 89.8% e nxënësve u vlerësuan me A-A*. Nxënësit kanë privilegjin të marrin leksione nga një staf akademik shumë i kualifikuar, të cilët me eksperiencën e tyre shumë vjeçare, i japin një mbështetje të veçantë nxënësve në proçesin e zgjedhjes dhe aplikimit në universitet. Një nga qëllimet kryesore të shkollës është t’ju sigurojnë nxënësve një mjedis të sigurtë, ku mund të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të arrijnë rezultate maksimale. Shkolla krenohet me zhvillimin profesional të nxënësve të saj, të cilët gjithmonë pranohen në degët më të kërkuara të universiteteve më prestigjoze, duke përfshirë Oxbridge.

Programet shtesë që shklolla ofron dhe eksperienca profesionale e fituar nëpërmjet praktikave të ndryshme janë çelësi drejt një karriere të suksesshme. CSFC disponon një staf të mirëorganizuar me profesorë, të cilët ndihmojnë në integrimin e nxënësve me jetën në kampus. Në klasat me nxënës më të vegjël në moshë, mënyra e mësimdhënies dhe aktivitetet e ndryshme jashtëshkollore, janë një garanci për prindërit për investimet e bëra. Gjatë proçesit mësimor nxënësit këshillohen të përdorin kohën e tyre në mënyrë sa më efikase. Ata do të fitojnë aftësi intelektuale, negocimi, të menduarit kritik, do të përgatiten për provimet dhe të mësuarit në mënyrën e duhur. Në fund të çdo semestri do të jepen provime, ndërsa pjesëmarrja aktive gjatë mësimit kontribuon në notën përfundimtare.

Kompleksi shkollor ka një sipërfaqe prej 4 hektarësh dhe përfshin klasa modern me tabela të bardha, internet Wi-Fi, salla muzike me piano dhe instrumente të ndryshme muzikore, salla multimedia me video e DVD, dy laboratorë kimie, nje laborator fizike dhe bibliotekë me më shumë se 28000 libra.

Aktivitetet jashtëshkollore janë të menduara e organizuara në mënyrë që të plotësojnë përgatitjen e nxënësve në pranimin e universiteteve më me emër. Shkolla ofron një larmishmëri grupesh si: Grupi i inxhinierëve të rinj, ambasadori I mirësjelljes, kurs për ndihmën e parë, grupi i shkencës dhe teknologjisë, grupe mode, kulture, debate, shkollë vere ku përfshihen edhe projekte kërkimi me doktorë ose shkencëtarë, kryerja e një autopsie, vizita në panaire arsimimi. Kompleksi sportiv përfshin 5 fusha tenisi, fusha basketbolli, volejbolli dhe futbolli, 2 salla kërcimi modern, sallë baleti, 3 pishina, palestër dhe sallë gjimnastike. Duke pasur David Lloyds si trajnerë, sporti zë një pjesë shumë të rëndësishme në jetën e çdo nxënësi të Cardiff Sixth Form College.

Akomodim:
Të gjithë studentët akomodohen në Student Castle, e cila ndodhet pranë kolegjit. Ndërtesa përbëhet nga 148 dhoma teke, të mobiluara me shije nga arkitekt të ndryshëm. Të gjitha dhomat përveç arredimit,janë të pajisura me orenditë kryesore si: krevat dopio, kuzhinë + pajisje të guzhinës, tualet më vete. Gjithashtu ka edhe 41 banesa të tjera në formë studio ku edhe këto përveç arredimit, janë të pajisura me orenditë kryesore të kuzhinës, dhomë ndenieje e përbashkët, hapësirë për të luajtur bilardo etj.

Informacione të përgjithshme

- Mosha:15 - 19 vjet
- Numri i përgjithshëm i nxënësve: 85
- Numri i nxënësve me konvikt: 46
Programe akademike:
- GCSE
- A-levels
Programe shtesë:
- Cambridge Pre-U
- Përgatitje për UKAT dhe BMAT
- Përgatitje për pranim në Oxbridge
Datat e fillimit për pranim në programet akademike:
Shtator- 3 semestra
Janar- 2 semestra
Kërkesa për nxënësit e huaj:
Dëftesa e notave të tre viteve të fundit
Nivel i mirë i gjuhës angleze- rezultate të mira në Toefl ose IELTS Intervistë
Bursa: Shkolla ofron bursa deri në 50% të tarifës së shkollimit.