Call us
00355 422 52 065

Cambridge Tutors College

➽ CAMBRIDGE TUTORS COLLEGE

 

➤ Historia dhe përshkrim i shkurtër
Cambridge Tutors College (CTC) sinjifikohet si simbol i arritjeve akademike të nxënësve të tij për më shumë se 50 vite. Që nga inaugurimi i tij në 1958, ata kanë ndryshuar vendodhjen, kampusin e shkollës, programet akademike etj., por në gjithë këto vite CTC ka mbetur i vendosur dhe këmbëngulës nëpërkushtimin për të ndihmuar çdo nxënës të vlerësoj potencialin e tij akademik. CTC është shkollë ndërkombëtare, ku përveç nxënësve vendas, studiojnë afërsisht 300 nxënës nga më shumë se 30 shtete. Kampusi i shkollës është i vendosur në Croydon, të qarkut të Surrey, vetëm 30 minuta larg me tren nga qendra e Londrës. Nxënësit kanë në dispozicion laboratorë me pajisje moderne ku zhvillojnë eksperimentet shkencore me nxënës të cilët në të ardhmen do të jenë mjekë dhe shkencëtarët. Kampusi është i madhë dhe i modernizuar. Godina më e re e shkollore Osbourne ka hapur dyert në vitin 2003. Ndërtesa moderne ofron kushte të studimit të gjeneratës së fundit, duke përfshirë salla kompjuterash me software dhe hardware modern, bibliotekë, sallë të madhe leximi dhe amfiteatër. Në vitin 2004 është hapur një tjetër mens, ndërsa në vitin 2005 e gjitha godina u modernizuar me “Copse Centre” ku çdo sallë është e pajisur me tabela të bardha interaktive.
➤ Programe Akademike

Shkolla ofron një program akademik rigoroz dhe përgatitje të specializuar për pranim në Oxbridge, universitetet e mjeksisë, stomatologjisë dhe mjekësi veterinare. CTC krenohet me arritjet e shkëlqyera të nxënësve të saj ku 73% prej tyre kanë arritur rezultate shumë të mira (A*-B) në provimet përfundimtare për A-levels (53% kane marr notën maksimale A*-A). Nxënësit më të mirë janë pranuar në universitetet prestigjioze angleze: Oxford, Cambridge, Imperial College, LSE, UCL, Warwick dhe të tjera.

✢ Program i përshpejtuar GCSE- O- level(15-16 vjec)

Gjatë kohëzgjatjes së programit të përshpejtuar një vjeçar për marrjen e diplomës
GCSE, nxënësit mund të studiojnë më shumë se 6 lendë. Lëndët e detyrueshme që bëjnë pjesë në program janë gjuha angleze dhe matematika. Lëndët e tjera facultative janë: kontabilitet, art dhe design, biologji, kimi, fizik, ekonomi, gjuha franceze, gjeografi, histori, italisht, matematik, spanjisht, teknologji informatike dhe IT.

✢ Program i përshpejtuar A-levels (17-19 vjec)

Programi ka një kohëzgjatje prej 18 muajsh, ndërsa fillimi i vitit shkollor është në muajin janar. Ofrohet një numër i madh lëndësh me zgjedhje, si dhe për çdo nxënës përkrahje në zhvillimin e aftësive të studimit individual. Nxënësit zgjedhin tre ose katër lëndë, në varesi të mundësive dhe zhvillimit të tyre në çdo lëndë. Ofrohet: kontabilitet, biologji, kimi, ekonomi, matematikë e avancuar, spanisht, italisht, psikologji, matematikë, fizikë, statistikë.

✢ A-levels (17 – 19 vjeç)

Nxënësit zgjedhin jo më shumë se katër lëndë ndërmjet: kontabilitet, art dhe design, biologji, shkenca e biznesit, kimi, shkenca IT, ekonomi, letërsi angleze, frengjisht, matematikë e avancuar, gjeografi, organizim shtetëror dhe shkenca politike, histori, teknologji informatike dhe IT, spanjisht, juridik, matematikë, fizikë, gjuha italiane dhe statistikë.

✢ Përgatitje për IELTS

Për nxënësit e huaj ofrohet përgatitje gjuhësore në çdo nivel, përfshirë dhe përgatitje të specializuara për provimin akademik të IELTS, derisa nxënësit të mund të arrijnë minimalisht 6,5 prej pikëve të kërkuara në disa specializime të universiteteve.
➤ Akomodim
Akomodimi bëhet në familje pritëse që jetojnë në rrethinat e qytetit Croydon. Ofrohen kushte të rehatshme, duke pasur gjithmonë parasysh kërkesat e nxënësve. Ofrohen dhoma individuale, me ushiqim të përfshirë.
➤ Aktivitete jashtëshkollore
Ofrohet një shumëllojshmëri e madhe aktivitetesh sportive, kulturore dhe sociale, që ekuilibrojnë programin akademik të specializuar. Programi javor i aktiviteteve jashtëshkollore është I drejtuar nga kujdestarët e shkollës.
➤ Bursa studimi
Çdo vit ofrohen bursa nxënësve me rezultate të larta akademike.