Brooke House College

Brooke House College eshte i vendosur ne nje qytet tipik Anglez, Market Harborough i cili ndodhet me pak se nje ore larg veriut te Londres me tren, si dhe nje ore e gjysem me makine larg aeroportit Heathrow. Qyteti ofron per vizitoret nje shumellojshmeri dyqanesh, kafenesh, restorantesh dhe lokalesh. Studentet e Brooke House kane ndertuar nje marredhenie te mrekullueshme dhe te ngushte me vendasit prej shume vitesh.
Qyteti i Leicestershire ka pamje mahnitese dhe piktoreske. Leicester eshte i vendosur ne zemer te Anglise dhe qytetete si Cambridge, Oxford dhe Birmingham jane lehtesisht te arritshme ne distance.

Komuniteti i shkolles eshte i gjalleruar dhe ofron shumellojshmeri aktivitetesh si dhe ambjent familjar dhe dashamires. Ne ambjentet e shkolles mbizoteron nje atmosfere e gezueshme ku i jepet shume rendesi krijimit te nje marredhenieje miqesore midis stafit pedagogjik dhe nxenesve.

Ne Brooke House College, numri i studenteve neper klasa eshte i vogel duke iu dhene keshtu mundesine e nje bashkeveprimi te shkelqyer me mesuesit dhe shoket e klases. Gjithashtu, shkolla ofron mundesi te shumta ne pjesen e aktiviteteve jashteshkollore, vecanerisht ne fushen e sporteve dhe artit. Akademia e futbollit dhe e motorsportit eshte e njohur nderkombetarisht.

Shkolla ofron programe akademike te pershtashme per te gjithe nxenesit, ku u jepet mundesia te perzgjedhin nje nga programet tradicionale si GCSE dhe A Levels nese deshirojne. Gjithashtu, shkolla ofron kurse intensive te gjuhes Angleze si dhe Foundation year (vit pergatitor), i cili, duke filluar nga ky vit i sherben gjithashtu edhe studenteve qe deshirojne te ndjekin studimet universitare ne degen e mjekesise.