Bromsgrove School | Integral

Bromsgrove School

Bromsgrove School është e vendosur në afërsi të qytezës së mrekullueshme Bromsgrove të qarkut të Worcestershire. Shkolla ka një histori shumë të vjetër, duke filluar që nga shekulli i XVI, i kohës së dinastisë Stuart. Në vitin 1693, sir Thomas Cook sugjeroi të hidheshin themelet e para të ndërtesave që bëjnë pjesë edhe në ditët sotme në kampusin e shkollës. Vendodhja e shkollës ka përreth një park të bukur prej 100 hektarësh. Godinat e ndërtuara në kohë të ndryshme përbëjnë një kombinim të larmishëm të stileve arkitekturore. Per shkak të investimeve të medha për përmirsimin e infrastrukturës, Bromsgrove është sot një nga shkollat më modern në Midlands dhe vazhdimisht zë vendet e para në klasifikimin e shkollave më të mira angleze. Investimet më të fundit janë biblioteka modernë dhe qëndra e arteve, design dhe teknologji. Në shkollë mësojnë shumë nxënës me kombësi të ndryshme, të cilët integrohen shumë shpejt për shkak të atmosferës miqësore, të këndshme dhe familjare që shkolla disponon. Qëllimi kryesor i shkollës është formimi i një personaliteti ambicioz, të fortë, të menduarit kritik e të pavarur dhe që dëshirojnë të zhvillojnë dijet e tyre në vazhdimësi. Falë përpjekjeve të përbashkëta të stafit pedagogjik dhe nxënësve, shkolla krenohet gjatë viteve të fundit me performancat akademike të shkëlqyera dhe rezultateve të jashtëzakonshme në provimet përfundimtare, si dhe me nxënësit që janë pranuar në universitetet më elitare. Në vitin 2019, 77% e nxënësve kanë marrë notën A*/B në A-level, 45% e nxënësve kanë marrë notën 8/9 në të gjitha lëndët e GCSE dhe piket mesatare të fituara në IB ishin 37.5.

Përveç aktiviteteve jashtëshkollore, nxënësit kanë mundësinë të marrin pjesë në klube dhe grupe të ndryshme, që kontribuojnë në zhvillimin e disa aftësive si vetëdisiplinimi, iniciativa, aftësi drejtuese dhe të tjera. Gjatë javës, nxënësit mund të studiojnë art, design, teknologji, informatikë, teatro, elektronikë, muzikë, kërcim, hipizem, cricket, shah, bridge, vetembrojtje, yahting, të marrin pjese në evenimentet e kinematografisë, fotografisë, grupit drejtuesit të ri dhe të tjera. Nxënësit shkojnë vazhdimisht në koncerte, teatër, ekspozita dhe muze. Organizohen dhe eskursionë në Europen Qëndrore dhe Lindore, SHBA ose Amerika e Jugut.

Sporti është një pjesë e rëndësishme e jetës së nxënësve të Bromsgrove. Sportet kryesore që mund të praktikohen janë: atletikë, cricket, hockey, maratonë, rugby, futboll, tenis, not, aerobikë dhe nëtball. Ofrohen dhe sporte të tjera: badminton, basketboll, qitje, karate, hipizem, iahting, squash, ping pong, etj. Çdo vit organizohen evenimente sportive si brënda ashtu dhe jashtë vendit. Përveç fushave dhe pajisjeve në territorin e shkollës, nxënësit mund të përdorin dhe hapësirat e tjera të shkollës për sporte të tjera. Godina sportive e shkollës ka dy salla sporti, pishinë, fusha hockey, futboll dhe tenis, fusha atletike, fusha squash, palestër, fusha golfi, etj.

Akomodim:
Bromsgrove School u ofron kushte akomodimi të shkëlqyera nxënësve duke përfshirë dhe ushqimin. Vajzat dhe djemtë janë të akomoduar në dhoma të ndryshme. Nxënësit me moshë ndërmjet 13-14 vjeç janë zakonisht të akomoduar në dhoma me 2 deri në 4 krevate, ndërsa ata me moshë mbi 15 vjeç në dhoma dyshe, me tualet në çdo kat. Shumica e nxënësve të rritur janë të akomoduar në dhoma individuale përfshirë edhe tualetin. Në vitin 2001, ndërtesa ku janë të akomoduara vajzat është zgjeruar dhe modernizuar, duke arritur në 20 dhoma të reja me tualete brënda çdo dhome, të dizenjuar për studentët e kursit të avancuar. Në dispozicion të nxënësve është dhe stafi i specializuar mjeksorë.

 

Informacione të përgjithshme

Mosha e nxënësve: 2 - 18 vjeç
Mosha e nxënësve në konvikt: 13 – 18 vjeç
Numri i përgjithshëm i nxënësve: 1270
Numri i nxënësve në konvikt: 400
Numri i nxënësve të huaj: 270

Programe Akademike:
GCSE
А­Levels
International Baccalaureate (IB)
Anglishtja si gjuhë e huaj (ESL)

Kërkesa për pranim për studentët e huaj:
- Lista e notave të dy viteve të fundit
- Teste të gjuhes angleze dhe matematikë për të gjithë nxënësit/ jepen në zyrën Integral
Bursa: Shkolla nuk ofron bursa studimi për nxënësit e huaj, përveç rasteve kur ata tashmë janë në Bromsgrove dhe ofrohet bursë për vitin pasardhës.