Brillantmont International School | Integral

Brillantmont International School

Themeluar në 1882, Brillantmont është një nga shkollat më të vjetra me konvikt në Zvicër, ku studiojnë rreth 100 nxënës të moshave 13-18 vjeç nga mbi 30 vende të botës. Gjuha zyrtare e shkollës është frëngjisht dhe nxënësit studiojnë të paktën dy gjuhë të huaja. Gjimnazi ndodhet në qendër të Lozanës, në mes të parkut madhështor në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Kampusi përfshin shtatë ndërtesa dhe dy fusha sportive. Brillantmont është një vend i veçantë për të jetuar dhe mësuar me ambient të ngrohtë familjar.  Studentët kanë në dispozicion klasat me pajisje audiovizuale, dy laboratorë shkencorë, një dhomë kompjuteri, një bibliotekë dhe një laborator fotografie.

Programet akademike

Programi Britanik (Klasat 9 – 13)

Programi i klasës së 9 përfshin anglisht, frëngjisht, matematikë, histori, arte të bukura, art, një gjuhë të huaj. Në klasat 10 dhe 11, nxënësit përgatiten për provimet e IGCSE duke studiuar të paktën 6 nga lëndët si: anglisht / letërsi, frëngjisht, matematikë, histori, ekonomi, biologji, kimi, fizikë, ekologji, art, gjermanisht, italisht, spanjisht. Në klasën 12 dhe 13 nxënësit përgatiten për provimet e A Levels duke zgjedhur min.3 nga lëndët si: letërsi angleze, frënge, matematikë, histori, ekonomi, biznes, biologji, kimi, fizikë, ekologji, art, fotografi, gjermanisht, italisht, spanjisht.

Programi Amerikan (klasat 8-12)

Programi amerikan përgatit studentët të aplikojnë në universitetet në SHBA dhe përfshin klasat 8-12 si dhe Advanced Placement. Mësimdhënia është në anglisht. Në klasën e 8-të programi përfshin: anglisht, frëngjisht, matematikë, histori, art, arte të bukura, një gjuhë tjetër të huaj. Në klasat 9-12 kërkohen të paktën 5 nga lëndët e mëposhtme për të grumbulluar kreditet e kërkuara: letërsi amerikane / britanike, frëngjisht, algjebër, gjeometri, matematikë e avancuar, histori botërore/ evropiane, ekonomi, gjeografi, biologji, kimi, fizikë, art, gjermanisht, italisht, spanjisht, biznes.

Përgatitja gjuhësore

Programi ofron përgatitje intensive për marrjen e certifikatave të gjuhëve për të aplikuar në universitete. Studentët mund të marrin frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe ALTE (IGCSE, AICE dhe A-level (Bordet e Kembrixhit dhe Londrës) dhe Advanced Placement ( Bordi i Kolegjit Amerikan).

Akomodimi

Studentët akomodohen në pesë konvikte dhe ndahen sipas moshës dhe gjinisë. La Chateau është shtëpia e vajzave të moshave 13-16 vjeç, Montribeau është për vajza të moshës 16-18 vjeç, dhe nxënësit më të rritur akomodohen në konviktin Graveline. Djemtë nga mosha 13-18 vjeç janë vendosur në La Villa dhe më të mëdhenjtë janë në Pierre Grise. Akomodimi është në dhoma teke ose dyshe dhe ofron një pamje të mrekullueshme të liqenit ose Alpeve.

Aktivitetet jashtëshkollore

Brillantmont ofron një larmi aktivitetesh sportive në mënyrë që studentët të përfitojnë nga të gjitha mundësitë e ofruara në zonën ku ndodhet shkolla gjatë sezoneve të ndryshme. Ekipet e shkollës garojnë me shkolla të tjera ndërkombëtare në fushën e volejbollit të plazhit, basketbollit, tenisit, futbollit, notit dhe më shumë. Ski është një nga sportet më të përhapur gjatë sezonit të dimrit.

Informacione të përgjithshme

Programet akademike
Programi Britanik (Klasat 9 – 13)
Programi Amerikan (klasat 8-12)
Përgatitja gjuhësore