Bosworth Independent College (CATS Group) | Integral

Bosworth Independent College (CATS Group)

Historia dhe përshkrim i shkurtër

Themeluar në 1977, Bosworth është një kolegj privat i pavarur me konvikt në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ndodhet pak larg qendrës së qytetit Northampton. Bosworth është një kolegj jo selektiv i cili ka një reputacion brenda dhe jashtë vendit në rritjen e aspiratave të nxënësve të tij dhe mësimdhënia në të gjitha nivelet karakterizohet nga entuziazmi. Bosworth ka mbi 300 studentë dhe me secilin prej tyre pret që të përmbushë potencialin individual akademik. Me një kombinim të larmishëm kombëtar çdo vit, studentët Bosworth e gjejnë veten duke punuar së bashku me shokët e klasës me prejardhje të ndryshme kulturore, sociale dhe fetare – një mjedis i përsosur për mendjet kurioze. Ata largohen nga kolegji si individë të përmbushur dhe me një mundësi të shkëlqyeshme për të pasur sukses në të gjithë botën. Bosworth mund të ofrojë dije dhe përvojë të nevojshme që studentët të shkëlqejnë. Bosworth siguron që të ketë një kombinim lëndësh të përshtatur për secilin student. Ka shumë pak kufizime në kombinimet e lëndëve në nivelin GCSE dhe A levels dhe me madhësi mesatare të klasës prej tetë vetësh ku secili student merr vëmendjen individuale. Qëllimi është të edukojë çdo student në komunitet, pavarësisht aftësive, kulturës, përkatësisë etnike ose shoqërore të tij, të inkurajojë secilin student të rritet në besim, të kultivojë një kuriozitet gjatë gjithë jetës për botën përreth, të komunikojë me entuziazëm, të punojë në mënyrë bashkëpunuese dhe të kontribuojë me përkushtim dhe kreativitet.

Programe Akademike

GCSE – Lëndët themelore të detyrueshme studiohen së bashku me një numër të lëndëve opsionale. Studentët bëjnë 6-9 provime GCSE në programin dy vjeçar, por gjithashtu ofrohet edhe programi njëvjeçar.

University Foundation – Programi i Foundation (UFP) është një kurs një vjeçar i krijuar posaçërisht për aplikantët ndërkombëtarë dhe përgatit studentët për kërkesat e studimit në universitet. UFP ofron një alternative për studimet A levels.

BTEC Business – Programi BTEC është një alternativë e mirë dhe është ideal për studentët që preferojnë të kryejnë detyra modulare. Çdo detyrë do të vlerësohet dhe do të llogaritet në pikët e tyre përfundimtare.

Kolegji ofron gjithashtu programe të gjuhës angleze EFL ku nxënësit përgatiten për IELTS si dhe shkollat verore për moshat 10-17 vjeç.

A-levels

Programi A-level është rruga tradicionale për në universitetet më të mira, duke siguruar përgatitje të thelluar për studime të larta. Për më tepër, kualifikimi ka njohje ndërkombëtare.

Akomodimi

Ka 6 konvikte të mbikëqyrura ku ofrohet kujdes dhe mbështetje. Të gjitha ndërtesat kanë një hyrje të kodifikuar dhe kanë ngrohje qendrore, duke u ofruar studentëve një ambient të ngrohtë dhe të sigurt, ku ata të mund të pushojnë, të studiojnë dhe të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre. Ata ofrojnë dhoma teke ose dyshe. Madhësia e secilit konvikt ndryshon, dhe strehojnë nga 18 deri në 40 studentë. Ndarja në një konvikt bazohet në gjininë, moshën dhe kursin që studenti po studion. Kujdestarët e konvikteve u ofrojnë studentëve të rinj udhëzime më të mëdha në lidhje me rutinat e lavanderisë, higjenën personale dhe seancat e detyrave të shtëpisë, të gjitha këto ndihmojnë për t’u treguar studentëve, larg shtëpisë për herë të parë, si të organizojnë jetën e tyre të përditshme.

Aktivitete jashtëshkollore

Kampusi ka një park të quajtur Racecourse. i cili është ideal për sporte në natyrë sidomos me futbollin. Po kështu ka një sallë sportive ku, mbrëmjeve dhe fundjavave, studentët mund të marrin pjesë në një numër sportesh: badminton, basketboll, volejboll, pingpong. Nxënësit mund të zgjedhin për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të ndryshme. Këto përfshijnë aktivitete të tilla si: yoga, fotografi, art, thurje,  vrapim, debatim, loje kitare dhe shah. Çdo vit zhvillohen ngjarje dhe aktivitete të reja.

Informacione të përgjithshme

Vendndodhja: Northampton: 9-12
Lloji: Shkollë private me konvikt: 9-12
Aeroporti më i afërt: Birmingham 1h e 15 min: 9-12
Mosha: 13-19 vjeç: 9-12
Numri i nxënësve: 330: 9-12
Programe Akademike: 9-12
- GCSE: 9-12
- A-levels: 9-12
- BTEC : 9-12
Kërkesa për pranim për studentët e huaj: 9-12
- Referencat akademike nga dy vitet e fundit: 9-12
- Letër Rekomandimi: 9-12
- Provimet dhe intervista në zyren e Integral: 9-12