Amadeus International School Vienna

➽ AMADEUS INTERNATIONAL SCHOOL VIENNA

AMADEUS International School Vienna është një shkollë ndërkombëtare e vendosur në zemër të qytetit botëror të muzikës klasike, Vienës. Përveç trajnimit intensiv të programit akademik ndërkombëtar Baccalaureate, shkolla u ofron mundësi studentëve të zhvillojnë talentet e tyre muzikore në Music Academy Amadeus. Studimi në Amadeus i ndihmon studentët të krijojnë një pikëpamje të re të botës , duke mësuar dhe vlerësuar perspektiva të ndryshme. Gjithashtu ata zhvillojnë kreativitetin dhe kulutrën e tyre muzikore, si edhe përsosmërinë teknike për të luajtur në vegla të ndryshme muzikore, duke marrë njohuri solide akademike.

 

AMADEUS International School është themeluar në shtator 2012, fillimisht duke organizuar programet e studimit në grupe të vogla me 7-8 studente. Në vitin 2013, shkolla zgjeroi aktivitetet duke prezantuar programe studimi me grupe më të mëdha , deri në 10 studentë. Gjatë viteve në vazhdim, shkolla prezantoi gradualisht programin prestigjioz të Baccalaureatit (IB) për të marrë një Diplomë IB të njohur ndërkombëtarisht.
Kampusi i shkollës është i vendosur në zonën piktoreske të Vienës, më pak se 4 km nga qendra historike e qytetit. Godina e shkollës zë një sipërfaqe prej 5000 m2, në një ndërtësë që daton prej fillimit të shekullit. Shkolla ofron një mjedis mësimor frymëzues , i cili përfshin programe për art, muzikë,shkencë, si edhe nje bibliotekë shumë moderne.Shumë nga klasat janë të përshtatshme për trajnime muzikore nga mësues profesionistë , të organizuara në grupe ose individualisht.

 

➤ Amadeus Music Academy

Si pjesë përbërëse e AMADEUS International School, Akademia e Muzikës ofron trajnime të detyrueshme muzikore për të gjithë studentët pavarësisht nga aftësitë e tyre muzikore. Programi muzikor zhvillohet individualisht për çdo nxënës bazuar në nivelin aftesive dhe interesave instrumentale. Qëllimi kryesor i studimit ne programet e muzikës është që studentët të fitojnë aftësi , të cilat i ndihmojnë ata të jenë të suksesshëm në çdo fushë të jetës.
Shkollimi është i përshtatshëm për studentët të cilët janë te talentuar ne muzikë të interesuar për zhvillimin e aftësive të tyre; dëshirojnë të angazhohen në shumë në aktivitete muzikore, duke mos lenë pas dore zhvillimin e tyre akademik.

✦Akomodimi

Konvikti është në të njëjtën godinë ku zhvillohet mësimi. Në këtë mënyrë garanton sigurinë dhe komoditetin e nxënësve. Dhomat janë rinovuar dhe janë të pajisura me internet dhe banjo private. Shumica e studentëve jetojnë në dy dhoma. Ka edhe disa dhoma me një deri në tre shtretër. Kujdestarët sigurojnë rregullin në konvikt , rendin dhe qetësine e nxënësve.

✦ Kriteret e pranimit

Studentët zhvillojnë teste në anglisht dhe matematikë, duke u fokusuar ne aftesite gjuhesore. Meqenëse fokusi i shkollës është në fushën e muzikës dhe artet interpretuese, u jepet përparësi kandidatëtve me aftësi muzikore dhe eksperienca të mëparshme. Ata duhet të dorëzojnë një rregjistrim audio ose video të shfaqjeve të tyre të fundit. Në varësi të vendeve të lira në shkollë, edhe studentet fillestarë mund të pranohen pa përvojë paraprake dhe vlerësimi i aftësive të tyre muzikore bëhet pas një interviste me drejtorin e muzikës.

✦ Bursa studimi

Shkolla ofron një numër te caktuar bursash për studentë jashtëzakonisht të talentuar dhe vlerësuar nga festivale të ndryshme