Abbey College in Malvern | Integral

Abbey College in Malvern

Abbey College u themelua në vitin 1874 në një sipërfaqe prej 70 hektarësh në Malvern, dhe ofron arsimimin me cilësi të lartë dhe konvikt me një atmosferë familjare. Shkolla mirëpret studentë nga e gjithë bota në programe cilësore dhe fleksibël. Rezultatet e provimit kanë qenë të jashtëzakonshme vitet e fundit. Mësuesit dhe stafi i konviktit sigurojnë që të gjithë studentëve t’u ofrohet mundësia për të përmbushur potencialin e tyre brenda dhe jashtë klasës.

Si rezultat, pavarësisht se ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare, studentët e kolegjit janë të pajisur mirë për ardhmen. Të gjithë studentët që përfundojnë programin Foundation Mjekësor pranohen në degët e mjekësisë në universitet. Shkolla ka 15 klasa, një bibliotekë të pajisur mirë, klasa moderne me kompjutera, tre laboratorë shkencorë, dhoma të përbashkëta pushimi, një palestër dhe klasa të specializuara. Këshilli Studentor koordinon veprimtaritë e klubeve dhe aktiviteteve jashtëshkollore të ndryshme.

Akomodim

Kolegji ofron disa opsione të akomodimit. Shumica e nxënësve preferojnë të jetojnë në konviktet e kampusit, të ndarë sipas moshës dhe gjinisë. Akomodimi është në dhoma teke dhe dyshe. Banjot janë në çdo kat dhe një numër i kufizuar i dhomave me banjo private janë në dispozicion me një pagesë shtesë. Secila nga shtëpitë e studentëve kanë dhom të përbashkëta pushimi me një TV, një kuzhinë të pajisur plotësisht për përgatitjen e mëngjesit, dhe shumica kanë internet. Studentëve më të rritur u ofrohet akomodim në familje pritëse ose dhoma teke në konvikt. Mund të sigurohet një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme.

Aktivitete jashtëshkollore: Në varësi të sezonit dhe interesit të studentëve, organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Ndër më të njohurit janë: tenisi, basketbolli, futbolli, badminton, volejbolli, harkimi, skermë, volejboll, softball, pingpong, karate, xhudo, aerobi, peshëngritje, disko, karaoke, dramë, shfaqje muzikore, Barbecue dhe netët tematike. Kalërim, golf, not, kanoe, ngjitje, bowling, go-karting dhe paintball janë në dispozicion kundrejt pagesës. Përvec sporteve, nxënësve u ofrohen artet, shërbimi në komunitet, vizitat turistike dhe aktivitetet.

Informacione të përgjithshme

Programet akademike
GCSE /IGCSE (14-16 vjeç
A-levels (min.16 vjeç)
Foundation Course (min. 17 vjeç)
Medical Foundation Course (min. 17 vjeç)
Bursa studimi

Kolegji ofron bursa të pjesshme prej 25%-75% si dhe bursa të limituara prej 100% të pagesës shkollore për nxënësit me rezultate të shkëlqyera akademike dhe me një përformancë të lartë në provimet e pranimit dhe intervistë akademike në zyrën Integral.
Ata që pranohen në Oxbridge, përfitojnë një bursë nga kolegji prej 1.000 £ për vitin e parë të studimeve universitare.