A+ World Academy | Integral

A+ World Academy

Akademia Botërore A+ është një nga shkollat ndërkombëtare me konviktit më unike në botë. Ajo u jep mundësinë gjashtëdhjetë studentëve të klasës së 11-të (VG2) dhe të klasës së 12-të (VG3), për të marrë kurse të Advanced Placement, në një shkollë të mesme plotësisht të akredituar e cila ka një lokacion shumë ndryshe nga çfarë keni degjuar. Mësimi zhvillohet në një anije në det, që udhëton në 20 qytete – porte. Shkolla ofron një program sfidues, rigoroz, një program i llojit që zhvillon studentët në qytetarë globalë dhe udhëheqës përmes rezistencës dhe këmbënguljes. Studentët mund të ndjekin një vit ose të diplomohen për dy vite me Diplomën AP Capstone. Kjo kërkon të shkruani një ese hulumtuese 5000 fjalë dhe të merni vlerësime të larta në provimet e AP, të zgjedhura nga ju. Viti i parë kalohet në anije dhe viti i dytë në tokë. Gjatë vitit të dytë udhëtohet në gjashtë vende të botës dhe mësimet zhvillohen në një nivel më të thellë se eksperienca praktike e anijes.

Informacione të përgjithshme