Saxion University of Applied Sciences | Integral

Saxion University of Applied Sciences

21.03.2019

 

Saxion University of Applied Sciences është një nga institucionet më të mëdha të arsimit të lartë në Hollandë, me rreth 27,000 studentë. Universiteti Saxion ka një histori të pasur, rrënjët e te cilit datojnë që prej vitit 1875. Universiteti ka tre kampuse në pjesën lindore të Hollandës – një kampus në secilën prej tre qyteteve holandeze të Deventer, Enschede dhe Apeldoorn.
Universiteti ofron një gamë të gjerë të programeve bachelor, master dhe kurse të shkurtra specializimi në fushat e biznesit, studimeve teknike dhe mjedisore, si dhe kurse përgatitore intensive, të gjitha në gjuhën angleze. Cilësia e arsimit në Saxion monitorohet nga Ministria Holandeze e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, si dhe është e akredituar nga disa organizata ndërkombëtare, duke siguruar që programet e ofruara të jenë të një standardi të lartë.
Universiteti krenohet me komunitetin shumë të madh studentor të nacionaliteteve të ndryshme. Aktualisht në të studiojnë rreth 3500 studentë nga 89 vende të ndryshme.
Edukimi në Saxion fokusohet tek studentët dhe i mbështet ata jo vetëm nga pikëpamja akademike, por edhe në aspektin e zhvillimit personal, duke i dhënë mundësinë të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e duhura për karrierën e tyre profesionale.
Aplikimet e bëra brenda datës 19 Prill janë FALAS
Për më shumë informacione rreth universitetit dhe mundësive që ju mund të përfitoni ju ftojmë të vini në dt 25 Mars në zyrën e Integral. Për të rezervuar vendin tuaj, ndjehuni të lirë të na kontaktoni në ☎ +355 422 52 065 ose të regjistroheni në linkun e mëposhtëm : ↴ ↴ ↴