Call us
00355 422 52 065

Rezervoni kampin tuaj veror në "Kopshtin e Anglisë" TANI!

14.05.2019

Earlscliffe ofron programe përgatitore akademike për djem dhe vajza të moshës nga 8 deri në 17 vjeç. Shkolla ndodhet në Folkestone, në qarkun Kent, në “Kopshtin e Anglisë“, pranë Londrës dhe aeroporteve të saj. Earlscliffe është e vendosur në bregdet dhe në një ditë të kthjellët ju mund të shihni nga larg edhe Francën!

Që prej vitit 2002, Earlscliffe zhvillon kurse për të rinj të cilët vijnë nga e gjithë bota për të mësuar gjuhën angleze në Angli dhe për të shkëmbyer dhe kuptuar kulturat e njëri-tjetrit. Shkolla ofron kurse stimuluese për adoleshentët nga fillimi i Korrikut deri në mes të muajit Gusht.

Një nga avantazhet e Earlscliffe është se ata ofrojnë një shërbim më të personalizuar – duke filluar që nga pika e parë e kontaktit që nxënësit kanë me stafin deri tek festa e tyre e lamtumirës në fund të kursit. Ata nuk marrin hapësira me qira në shkolla të tjera ose nuk drejtojnë një zinxhir të rezidencave verore të verës – ata fokusohen në programe të cilësisë së lartë në një shkollë te vetme – të tyren.

Kursi i gjuhës angleze në Earlscliffe është motivues, stimulues dhe unik. Klasat kanë një kapacitet prej maksimumi 12 nxënës. Programi “Global English” është projektuar për të maksimizuar aftësitë gjuhësore, duke përdorur “Katër shtyllat e të mësuarit” të UNESCO-s: të mësosh të dish; të mësosh te bësh; të mësosh të jetosh me të tjerët. Duke studiuar dhe diskutuar tema globale me anë të metodave të ndryshme, studentët mund të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhesore në dëgjim, në të folur, në lexim dhe shkrim, aftësitë e tyre të të menduarit kritik dhe të mësuarit ne menyre të pavarur dhe në grup. Temat e ndryshme globale si Glastonbury, ndryshimet klimaterike , të drejtat e fëmijëve emigrantë deri tek blogging, stilet e shëndetshme të jetesës dhe modës. Programi “Global English” i Earlscliffe është me të vërtetë ‘global’ në të gjitha kuptimet e fjalës.

Nëse jeni ende duke u menduar nëse programi veror i gjuhës ne Earlscliffe është i përshtatshëm për ju ose për fëmijën tuaj, ne mund t’ju ndihmojmë duke ju treguar pikat kyce të programit:

  • Mesim të gjuhës angleze
  • Mesim te lëndëve akademike
  • Aktivitete sportive dhe kulturore
  • Akomodim en-suite
  • Mundesi per te dhene provimin IELTS
  • Integrim të plotë
  • Mund të kombinohet me kurset verore si Global English, Mini-MBA ™, Uni-Prep

Nëse dëshironi të rezervoni kampin tuaj veror ose keni pyetje të tjera ju lutem, mos hezitoni të regjistroheni këtu:

Rezervoni kampin tuaj të preferuar >>!

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: elena@integral.al ose leidia@integral.al; 0698040601/0694040415