Kostot dhe Buxheti i Vlerësuar për programin Work and Travel | Integral

Punët më të mira për programin Work and Travel - JILLY’S STORES, New Jersey

18.12.2020

Punëdhënësit në programin Work and Travel/ JILLY’S STORES

Themeluar në vitin 1976, Dyqanet JiLLy’s janë vendi kryesor në Ocean City, NJ Boardwalk për shopping, ngrënë dhe argëtuar. JiLLy’s është unike në Boardwalk për faktin se është një kompani shumëdimensionale që operon në disa dyqane me pakicë, koncesione ushqimore dhe argëtimi. Pikat kryesore ku mund të gjeni dyqanet Jilly’ janë:

  • Jilly’s T-Shirt Factory
  • Jilly’s Candy Factory
  • Jilly’s Ice Cream Factory
  • Jilly’s French Fry Factory
  • Jilly’s Arcade
  • Jilly’s Dollar Store

Bregu i New Jersey është ndër destinacionet më të njohura të pushimeve, dhe atraksionet në Ocean City ofrojnë diçka për këdo. Mbi të gjitha, Ocean City është i njohur mirë si Resorti Familjar më i Madh i Amerikës dhe qindra mijëra vizitorë vijnë në breg çdo verë për të shijuar gjithcka që qyteti ofron. Nga pushimi në plazh te peshkimi në gji ose pazari në qendër të qytetit, Ocean City ka një larmi atraksionesh për të shijuar gjatë qëndrimit tuaj. Boardwalk është qendra e aktivitetit për shumë pushues në bregun e Jersey gjatë sezonit të pushimeve. Asnjë destinacion tjetër në breg nuk ka shumëllojshmri argëtimesh dhe atraksionesh sa Boardwalk OCNJ.

Me dy parqe dëfrimi, një park ujor, dy kinema, disa kurse miniaturë golfi dhe lojra të ndryshme – për të mos përmendur dhjetëra dyqane dhe restorante, Boardwalk do të ofrojë një natë të shkëlqyeshme për ju dhe familjen tuaj. Gjithashtu është vendi i përsosur për stërvitje në mëngjes herët ose një shëtitje të rastësishme me familjen për të shijuar flladin e oqeanit dhe ajrin gjallërues.

Për të mësuar më shumë mbi programin Work & Travel ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin online me konsulenten e Integral për programin Work & Travel më datë 18 Shkurt, ora 16:00 – 17:00.

Për tu regjistruar në programin WAT:

Programi Work and Travel 2021, regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 40 40 901
📧: xhensila@integral.al