Punët më të mira për programin Work and Travel | Integral

Punët më të mira për programin Work and Travel

12.02.2021

Punët më të mira për programin Work and Travel

Afati i aplikimit për programin Work and Travel – 5 Mars 2021

Dunkin ‘Donuts është një ndër franchiset kryesore të ëmbëlsirave dhe kafeve në botë që u shërben më shumë se 3 milion klientëve çdo ditë. Siç sugjeron edhe emri, DD ka mbi 50 lloje të ndryshme të donutëve, ofron dhjetra pije të ndryshme, ëmbëlsira, sanduiçe dhe produkte të tjera të ngjashme.

Ky punëdhënës kërkon studentë me aftësi të mira komunikimi dhe goxha social. Pozicioni i ofruar është Fast Food Crew Members i përfshin përgatitjen e kafeve, donuts, pastave dhe sanduiçeve të ndryshëm. Përveç kësaj, ndonjëherë do të ndihmoni me pastrimin e hapësirës së punës, shërbimin dhe punën në arkë. Pageda është 13.5 $ / orë.

Avantazhi i këtij punëdhënësi është data e fillimit të punës, DD kërkon që fillimi i punës të jetë nga 10.6. deri në 1.7. 2021, dhe fundi i punësimit tuaj mund të jetë nga 1.9. deri në 30.9.

“Taste America 🇺🇸 – It’s closer thank you think”

Zgjidhni punën tuaj sa më shpejt, në mënyrë që të përfitoni punët më të mira.

Punëdhënësi në marrëveshje me InterExchange ndihmon studentët të sigurojnë akomodim në Cape Cod në varësi të filialit në të cilën do të punoni. Çmimet e akomodimit zakonisht variojnë nga 100 deri në 125 dollarë në javë dhe ndryshojnë sipas vendndodhjes.

Dunkin ‘Donuts ka degë në të gjithë Cape Cod. Cape Cod është një nga vendet më të bukura në Massachusetts. Ndodhet afër Bostonit dhe është i rrethuar nga oqeani, kështu që është plot me turistë dhe studentë të tjerë të programit Work and Travel.

Punëdhënësi na informon se ka shumë aktivitete që studentët mund të ndjekin në kohën e tyre të lire isc janë: evente argëtimi (muzikë shfaqje të ndryshme), vizita në muze, aktivitete sportive etj.

Për të mësuar më shumë mbi programin Work & Travel ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin online me konsulenten e Integral për programin Work & Travel më datë 18 Shkurt, ora 16:00 – 17:00.

Për tu regjistruar në programin WAT:

Programi Work and Travel 2021, regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 40 40 901
📧: xhensila@integral.al