Punësohu në Gjermani! | Integral

Punësohu në Gjermani!

26.05.2021

EU Business School është një nga universitetet më të mira të biznesit në botë. Në historinë e tij të shkurtër, ai ka zhvilluar një sistem arsimi prestigjioz me leksione cilësore, një atmosferë konkurruese mësimore dhe një rrjet të gjerë të fakulteteve në vende të ndryshme. Parimet themelore të tij janë arritjet e larta, besnikëria, kujdesi për studentët dhe ndershmëria. EU Business School edukon inovatorë, përgatit specialistë shumë të kualifikuar, ofron programe në fushën e ekonomisë, sipërmarrjes dhe menaxhimit, përqendrohet në mënyra moderne të të bërit biznes dhe i kushton vëmendje të veçantë qasjes personale ndaj studentëve, të cilët zhvillojnë dhe përmirësojnë cilësitë profesionale, personale dhe fitojnë aftësi dhe përvojë të rëndësishme në biznes.

Studentët kanë mundësinë të marrin një diplomë të dyfishtë: University of Derby Mbretërinë e Bashkuar, University of Roehampton në Londër, Universidad Catolica de Murcia në Spanjë dhe EU Business School.

Dy specialistë të burimeve njerëzore në kompanitë, Bosch Building Technologies (një nga furnizuesit kryesorë global të teknologjisë dhe shërbimeve më të fundit me shitje totale prej 71.5 miliardë € në vitin 2020) dhe Michael Page (një nga konsulentët kryesorë profesionalë të punësimit në botë, që operon në 36 vendet rreth botës) do të ofrojnë përvojën dhe ekspertizën e tyre se si të hyni në tregun gjerman të punës në sesionin virtual që nuk duhet ta humbisni, të enjten, 27 maj në orën 15:00.

Bashkohuni në këtë sesion interaktiv për të marrë këshilla praktike se si të nisni një karrierë në ekonominë më të fuqishme të Evropës!

Regjistrohuni në Event!