Pse duhet të studioni jashtë vendit? | Integral

Pse duhet të studioni jashtë vendit?

20.03.2020

Është shumë i lartë numri i të rinjve shqiptarë që duan të studiojnë jashtë Shqiperisë dhe me mundësitë e pafundme që ofrohen, padiskutim që ky numër do të rritet edhe më shumë në vitet në vijim.

Janë të shumta arsyet se përse studentët shqiptarë zgjedhin të studiojnë jashtë vendi duke filluar nga fakti që mund të zgjedhin të ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare pranë universiteteve më të mira të botës.

Universitetet jashtë vendit ofrojnë mundesi të shumta zhvillimi gjatë dhe pas studimeve universitare.

Studimi jashtë vendit është një përvojë që bën që studentët të piqen, të kenë më shumë vetëbesim dhe vetëvleresim.

Duke ndjekur studimet jashtë vendit të jepet mundësia të udhetosh më shumë, të shohësh vende dhe njerëz të rinj, të jesh në kontakt me kultura të reja dhe të bëhesh pjesë e një mjedisi ndërkombëtar. Të gjitha këto ndihmojnë në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe personale.

Për më tepër, studentët zhvillojnë një perspektivë më të mirë për çështjet botërore dhe kuptojnë thellësinë dhe gjerësinë e dallimeve që ekzistojnë në komunitetin global.

Mbi të gjitha, studimi jashtë vendit rrit shume mundësite e punësimit. Përmes syve të punëdhënësit, një student që ka studiuar jashtë vendit është i vetë-motivuar, i pavarur, i gatshëm të përballoje sfida dhe situata të ndryshme. Studimi jashtë vendit reflekton pozitivisht në CV-ne e cdo te riu dhe rrit mundësinë e punësimit në organizata ndërkombëtare dhe shumëkombëshe.

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS me Integral!

☎️ 069 4040 901