Provimet GCSE dhe A-levels do të zhvillohen! | Integral

Provimet GCSE dhe A-levels do të zhvillohen!

11.01.2021

Studentët të cilëve u janë anuluar provimet GCSE dhe A-levels këtë vit tani do të marrin teste të shënuara nga mësuesit e tyre, pritet njoftimi zyrtar nga rregullatori i provimeve Ofqual.

Testet e reja të mundshme do të krijohen nga bordet e provimeve dhe pritet të merren në fund të mandatit të verës – me shpresë se shkollat ​​do të rihapen plotësisht. Vlerësimet e brendshme pritet të vendosen nga mësuesit dhe studentët do të jenë në gjendje të paraqesin portofolet e punës, sipas The Sunday Times. Nëse shkollat ​​nuk rihapen në kohë, nxënësit mund ti zhvillojnë provimet në shtëpi – gjë që mund të sjell paqartësi për sa i përket gjetjes së një zonë të përshtatshme për zhvillimin e provimeve.

Ofqual ende nuk ka shpjeguar se si do të jenë në gjendje të ndalojnë studentët që t’i tregojnë njëri-tjetrit pyetjet e provimeve nëse ato do mbahen në data të ndryshme në shkolla të ndryshme. Një model i testeve do të moderohet nga bordet e provimeve. Ministria e arsimit në Uells, Kirsty Williams, shtoj: ‘Ka mundësi që disa vlerësime të bëhen në shtëpi dhe të shënohen në mënyrë elektronike. Studentët e universitetit po kryejnë provime me libra të hapur dhe shumë nxënës i zhvillojnë detyrat online. Sidoqoftë, profesori i arsimit në Universitetin e Buckingham, paralajmëroi se kryerja e testeve online mund të sjellë një rritje të mashtrimit. Një proces ligjor ka nisur sot kundër qeverisë pasi nuk  u arrit sigurimi i laptopëve dhe internetit falas për fëmijët më të varfër në mënyrë që të studiojnë nga shtëpia.

Projekti i Ligjit të Mirë ka thënë se qindra mijëra fëmijë ende nuk kanë atë që u nevojitet, 10 muaj pasi qeveria premtoi se do të ndihmonin deri në një milion studentë të varfër. Ofqual nuk pranoi të komentojë por konsultimet e konfirmuara lidhur me testimet e verës.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme jashtë vendit:

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

☎️: +355 69 40 40 801

📧: krysia@integral.al