Hapat që duhet të ndiqni për programin Work and Travel

17.12.2019

Hapat që duhet të ndiqni për programin Work and Travel

Nese doni te perjetoni Work and Travel ketu jane hapat qe duhet te ndermerrni:

 

  1. FORMULARI I REGJISTRIMIT – Pjesëmarrja në programin Work and Travel fillon me plotësimin e formularit të regjistrimit, dhe më pas kontaktimi sa më shpejt që të jetë e mundur nga një nga kolegët tanë, për të marrë të gjitha informacionet që ju nevojiten.
  2. DOKUMENTAT PER REGJISTRIM – ju duhet vetëm ID-ja juaj personale .NUK kemi tarifë regjistrimi. Për të gjitha kostot klikoni këtu.
  3. LLOGARI ONLINE – do të hapim një llogari aplikimi për programin Work and Travel. Nga këtu do të keni mundësi të kotrolloni me lehtësi statusin e aplikimit tuaj për një leje pune. Kujdes! Për të përfunduar profilin, kërkohet një pasaportë. Nëse nuk keni një të tillë, ju lutemi merrni masat e nevojshme për ta përvetësuar atë!
  4. SIMULIMI I INTERVISTAVE – do të keni një simulim të intervistës në anglisht me një nga kolegët tanë për t’u mësuar në atmosferën e intervistës.
  5. ZGJIDHNI NJE PUNE – pasi të keni bërë një hulumtim në listën tonë të punëve, ju mund të aplikoni vetë, nëse sponsori juaj i programit është InterExchange. Nëse Jeni regjistruar në sponsorin e CIEE, pasi të keni vendosur për cilën punë doni të bëni intervistën, thjesht duhet të kontaktoni konsulentin tuaj Integral Work and Travel për të përfunduar aplikimin tuaj. Në artikullin “Si të zgjidhni vendin dhe punëdhënësin” keni më shumë detaje dhe këshilla për të.
  6. INTERVISTA ME PUNEDHENESIN – intervista me punëdhënësin zhvillohet në Skype .Do të njoftoheni paraprakisht për daten dhe oren e intervistave. Si çdo intervistë tjetër, duhet të paraqiteni veten në kohë, të visheni bukur, të buzëqeshni dhe të njihni të gjitha informacionet në lidhje me punën për të cilën po aplikoni. Ne ju rekomandojmë të jeni sa më të qetë, të lini emocionet tuaja prapa dhe të jeni të sigurt në fuqitë tuaja.
  7. FIRMOSJA E KONTRATES + AKOMODIMI – Sapo të keni marrë lajmin e madh se jeni pranuar në punë, do të merrni kontratën në llogarinë tuaj të aplikacionit për ta nënshkruar atë. Gjithashtu, pas intervistës, duhet të kontaktoni punëdhënësin për të përcaktuar detajet e akomodimit tuaj. Nëse punëdhënësi nuk ju ofron akomodim, atëherë ai do t’ju ndihmojë të gjeni një.

 

Regjistrohuni këtu