Prezantim online nga Coventry University! | Integral

Prezantim online nga Coventry University!

29.04.2020

Coventry University një prej institucioneve më prestigjoze në Britaninë e Madhe zhvillon prezantimin online në datë 15 maj, ora 14:00.

Coventry University është një universitet modern, me një traditë krenare në ofrimin e arsimit të lartë cilësor dhe fokusin në kërkimet shkencore. I themeluar më 1843, universiteti ka një traditë 177 vjeçare në ofrimin e mësimdhënies cilësore të arsimit të lartë.  Kampusi universitar ndodhet në qendër të qytetit te Coventry dhe është vazhdimisht në zhvillim. Universiteti planifikon investime të përvitshme për kampusin e vet në mënyrë që ti ofrojë studentëve të vetë ambiente dhe kushte sa më të mira studimi. Ai i ofron studenteve të vetë pajisjet më moderne në të gjitha disiplinat akademike, duke përfshirë laboratorët e lëndëve shkencore, studiut artistike, qendrat e informatikës etj.

Pervec kampusit kryseor ne qytetin e Coventry, universiteti ka edhe kampusin i cili ndodhet në zonën financiare të Londrës , duke i dhënë studentëve mundësinë të përfitojnë experiencën më të mirë në fushën e biznesit. Kampusi universitar në Londër ofron disa prej programeve më të mira studimore bachelor dhe master në fushën e biznesit si : BSc (Hons) Financial Economics and Banking, BSc (Hons) Global Marketing, BA (Hons) Global Business Management, MSc Enterprise and Innovation, MSc Global Finance, MSc International Project Management, MSc Management etc.

Coventry University!

Coventry University renditet i 15-ti ne Mbreterine e Bashkuar sipas The Guardian University Guide 2020 dhe për 7 vite rradhazi universiteti është vlerësuar  si  TOP UK Modern University. 97% e studentëve të diplomuar me sukses punësohen në kompani të njohura ndërkombëtare. Coventry i përgatit studentët e vetë për një karrierë të sukseshme, duke i ndihmuar të fitojnë njohurinë, aftësinë dhe ekperiencën e nevojshme për punëdhënësit. Universiteti ka partneritet me kompani të mirënjohura si Jaguar Land Rover, GE Aviation, PwC, DHL and Intel, në të cilat janë punësuar disa nga të diplomuarit e vetë.

Universiteti ka 14 konvikte të veta në Coventry. Për sa i përket kampusit në Londër, universiteti kujdeset për të siguruar opsione të ndryshme akomodimi.

Programet master që mund të studioni në Coventry University:

  • Enterprise and Innovation MSc
  • MBA in Global Business
  • Banking and Finance
  • Oil and Gas Management
  • International Business Management
  • Graphic Design
  • Engineering Business Management
  • Civil Engineering
  • Human Resource Management
  • Business Analytics
  • Law
  • Project Management
  • Interior Design
  • Architecture
  • International Relations
  • Cyber Security
  • Aerospace Engineering
  • Construction Project and Cost Management
  • Structural Engineering
  • Software Development
  • Electrical and Electronic Engineering

Mos e humbisni mundësinë të konsultoheni me përfaqësuesin e Coventry University!

Regjistrohu në Webinar tani!

☎️: +355 69 40 40 901

📧: ortensa@integral.al