University of Greenwich zhvillon një sesion informues për të gjithë studentët të cilët janë të interesuar në programet bachelor dhe master.
Më datë 15 qershor, ora 15:00 do të keni mundësinë të bisedoni me përfaqësuesin e këtij universiteti mbi programet studimore, kushtet e aplikimit, bursat etj.
Ky univeristet krenohet me traditën mbi 100 vjecare në arsim, universitet i cili daton që në vitin 1890.
Të tre kampuset e universitetit në Londër dhe Kent ofrojnë të gjitha lehtësirat moderne, të teknologjisë së lartë brenda ambienteve madhështore dhe historike.
Kampusi më i madh është i përqendruar në Kolegjin e Vjetër Royal Naval në Royal Greenwich, në zemër të një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në brigjet e lumit Tamiz ngjitur me Greenwich Royal Park.
Campus Avery Hill në Eltham gëzon një mjedis të gjelbër, dhe Medway Campus përmban ndërtesa të stilizuara në bazë të stilit Edwardian në Chatham, Kent.
Ju mund të zgjidhni nga mbi 400 programe në një gamë të gjerë lëndësh, të tilla si Arkitektura, Biznesi, Informatika, Kriminologjia, Edukimi, Inxhinieria, Shëndetësia, Artet dhe Shkencat Liberale, Ligji, Media, Artet dhe Shkencat Kreative, Psikologjia. Shumica e programeve janë të akredituar nga organe profesionale si Bordi i Akreditimit Inxhinierik, Shoqëria Britanike e Kompjuterave, Institucioni i Inxhinierisë dhe Teknologjisë dhe shumë më tepër.
Kuriozitet – mbi 80 filma janë xhiruar në kampusin e Greenwich!
Universiteti ofron bursa ne baze merite deri ne 3000 GBP per vitin e pare te studimeve.
Mos e humbisni mundësinë të konsultoheni me përfaqësuesin e University of Greenwich!