Përse një kamp veror jashtë vendit? | Integral

Përse një kamp veror jashtë vendit?

17.04.2020

Ne jemi të vetëdijshëm se po kalojmë një periudhë pasigurie dhe hezitimi për të udhëtuar dhe studiuar jashtë vendit, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tuaj. Universitetet dhe qendrat gjuhësore për të mësuar gjuhë të huaja me të cilat ne bashkëpunojmë gjenden në vendet me sisteme të përparuara shëndetësore. Cdo ditë ne marrim informacion nga institucionet tona partnere jashtë vendit për të ndjekur rregullat e përcaktuara nga autoritetet në vendet e tyre dhe se siguria e studentëve dhe klientëve eshte primare.

Ndërsa klientët tanë vijnë së pari, ne dëshirojmë të informojmë të gjithë studentet se kurset dhe kampet gjuhësore aktuale dhe të ardhshme, si dhe ata që ende mund të mendojnë për rezervimin e kurseve të tilla, qe ne ofrojmë nivelin më të madh të mundshëm të fleksibilitetit për të anulluar kurset, ndikuar nga situata e shkaktuar prej Covid-19.

Pse ndodh që çdo vit gjithnjë e më shumë fëmijë, të rinj dhe studentë të rritur zgjedhin të mësojnë një gjuhë të huaj jashtë vendit? Përgjigjet për këtë dhe shumë pyetje të tjera në lidhje me këtë lloj edukimi joformal jashtë vendit mund t’i gjeni në artikullin vijues.

Vendimi më i mirë për prindërit në vitin 2020 – kampi veror për fëmijën tuaj!

Përse të dërgoni fëmijën tuaj në një kamp veror? Mund të duket si një përgjigje e thjeshtë në shikim të parë, megjithatë, a keni menduar ndonjëherë përfitimet e vërteta të mësimit të një gjuhe të huaj? Ne ju sjellim 3 avantazhet kryesore të kurseve të gjuhëve jashtë vendit për t’ju ndihmuar të vendosni dhe të merrni vendimin më të mirë në vitin 2020!

  • Një mjedis ku fliten gjuhë të huaja

Mësimi i një gjuhe të huaj në një vend ku gjuha flitet si gjuhë zyrtare u ofron fëmijëve dhe adoleshentëve mënyrën më të mirë për të mësuar atë gjuhë. Nga dita kur mbërrijnë në qendrën e gjuhës, ata do të rrethohen nga ajo gjuhë, dhe çdo ditë do të kenë mundësinë të praktikojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në situatat më të thjeshta, por edhe më të vështira, jo vetëm në mjedisin zyrtar të klasës, por gjithashtu në një mjedis joformal me studentë të tjerë. Do të ketë shumë situata në të cilat fëmijët do të duhet të përdorin atë gjuhë të huaj për të komunikuar, dhe janë këto situata të përditshme që do të zhvillojnë tek fëmijët jo vetëm aftësitë e tyre gjuhësore, por edhe besimin e tyre për të folur një gjuhë të huaj.

  • Metoda argëtuese mësimdhënie

Të gjitha kampet tona gjuhësore për fëmijë: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht ose italisht, kanë një program aktivitetesh të larmishme jashtëshkollore. Nga sportet dhe lojërat deri në udhëtimet e fundjavës. Me orët e mësimit kryesisht në mëngjes, dhe programet sportive, sociale dhe daljet pasdite, fëmijët do të kenë kohë jo vetëm të mësojnë, por edhe të argëtohen dhe të shijojnë kohën me miqtë e tyre. Cdo aktivitet jashtëshkollor i lejon fëmijët të praktikojnë ato që mësuan gjatë kursit, jo vetëm me studentët e tjerë, por edhe me folësit vendas të asaj gjuhe.

  • Zhvillimi i aftësive të tjera

Zhvillimi i aftësive te tjera si pavaresia, lidershipi etj ka kohë që është bërë pothuajse një gjë normale, dhe këto janë pikërisht ato që duhet të ketë çdo i ri në mënyrë që të jetë integrohet sa më mirë në shoqëri. Gjatë një kampi gjuhësor në një mjedis ndërkombëtar, fëmijët zhvillojnë një gamë të aftësive të sociale dhe personale, me siguri aftësi gjuhësore si të folurit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të kuptuarit e një gjuhe të huaj. Ndërsa bëjnë miq nga e gjithë bota, duke punuar në ekipe ose projekte me fëmijë që nuk i përkasin rrethit të tyre kulturor, ata zhvillojnë proaktivitet, iniciativë, pavarësi, aftësi negociuese dhe besim. Këto janë aftësitë me të cilat fëmijët që kanë qenë në një kamp jashtë vendit kthehen në shtëpi.

Nëse keni më shumë pyetje në lidhje me kurset e gjuhës dhe kampet verore,  apo të siguroheni për të bërë zgjedhjen e duhur për fëmijën tuaj mund të kontaktoni me një nga konsulentët e Integral. Ju gjithashtu  mund të shfletoni online katalogun tonë të fundit të kampeve verore jashtë vendit.

Katalogu i kampeve verore!

☎️+355694040415