Përjetoni ekpersiencën e Swiss Education Group – ne ju çojmë në Zvicër! | Integral

Përjetoni ekpersiencën e Swiss Education Group – ne ju çojmë në Zvicër!

19.01.2023

Dëshironi të studioni hoteleri turizëm , apo menaxhim biznes jashtë vendit!

Dëshironi që përvec studimeve të jeni pjesë e shkollave më në zë të hoteleri turizmit ! Keni pasion gatimin apo kateringun? Jeni të interesuar për turizëm dhe industrinë e hotelerisë? Dëshironi të punoni në pozicione të larta drejtuese në të ardhmen?

Përjetoni  ekpersiencën e Swiss Education Group – ne ju çojmë në Zvicër!

Të gjithë vizitorëve u sigurohet akomodimi, dhe ju udhëtoni në shoqërinë e konsulentëve tanë arsimorë.

SEG OPEN DAYS janë mënyra më e mirë për të përjetuar se si duket arsimi cilësor jashtë vendit.

Të 4 institucionet pjese e SEG renditen ndër 8 më të mirat në botë për Menaxhimin e Mikpritjes dhe Turizmit.

Datat në të cilat zhvillohen Open Days janë: 👇🏻

🎓Open Days  të Kulinarisë

E hënë, 30 janar

E hënë, 27 shkurt

E hënë, 24 Prill

🎓Hospitality Open Days

20-21 shkurt (e hënë-e martë)

17-18 Prill (e hënë-e martë)

Regjistrohuni  për Open Days SEG

Ju do të keni mundësinë të vizitoni shkollat dhe kampuset që janë pjesë e Swiss Education Group dhe do të jeni në gjendje të personalizoni vizitën tuaj bazuar në institucionet dhe zonat për të cilat jeni më të interesuar:

Shkolla Zvicerane e Menaxhimit të Hoteleve dhe Instituti i Hoteleve.

  • Montreux të hënën,
  • César Ritz Colleges Zvicër të martën.

 

 

Programi

  • Dita e Parë:

E renditur si shkolla e tretë më e mirë e mikpritjes në botë, Shkolla Zvicerane e Menaxhimit të Hoteleve ofron edukim praktik për mikpritjen që përfshin transformimin dixhital dhe mësimin e bazuar në praktike. Kampusi që do të vizitoni ndodhet në pallatin e mrekullueshëm Caux që ngrihet mbi liqenin e Gjenevës dhe është një nga hotelet më të avancuara, luksoze dhe më të mëdha të projektuara ndonjëherë.

I renditur si institucioni i 7-të më i mirë në botë, Hotel Institute Montreux është i fokusuar në edukimin e mikpritjes dhe ofron fleksibilitet për studentët të cilët mund ta drejtojnë arsimin e tyre drejt një zone specifike përmes specializimeve. E vendosur në zemër të Montreux-it plot lëvizje, do t’ju pëlqejë një shëtitje përgjatë liqenit të rrethuar nga një natyrë e jashtëzakonshme dhe me pamje mahnitëse të Alpeve zvicerane.

 

  • Dita e dytë:

E renditur në vendin e 6-të në botë, César Ritz Colleges është një shkollë lider biznesi e fokusuar në sipërmarrjen dhe mikpritjen. Kampusi në Le Bouveret ka pamje nga liqeni i Gjenevës dhe është vetëm disa minuta larg kufirit francez. Ajo ndan kampusin e saj me studentët e shkollës më të mirë të kuzhinës në Zvicër, Akademisë së Arteve Kulinare, që do të thotë se do t’ju shërbehen rregullisht pjata të mrekullueshme!

Si kampusi i parë i certifikuar nga Green Globe në botë, ai është një strehë për kukuvajkat dhe iriqët, dhe ka kosheret e veta!

Si  të përgatiteni për Open Days të SEG?

  • Së pari na kontaktoni për çdo pyetje dhe për t’u njohur me programet e ofruara nga Swiss Education Group! Ju mund të shkoni në një udhëtim me konsulentët tanë arsimorë të cilët do t’ju ndihmojnë të zgjidhni programin e studimin më të mirë të mundshëm jashtë vendit .
  • Kushti për të marrë pjesë: duhet të jeni mbi 16 vjeç.
  • Rekomandohet të mbërrini në Montreux një ditë përpara eventit. Akomodimi i ofruar nga SEG mund të jetë në një nga kampuset ose në një hotel.

Transporti ndërmjet kampuseve është i siguruar. Megjithatë, vizitorët janë të detyruar t’i sigurojnë vetes transportin për në hotel apo edhe nga hoteli në aeroport.

Swiss Education Group garanton një karrierë në një nga industritë më emocionuese dhe me rritje të shpejtë; në top restorante, hotele luksoze, në evente prestigjioze.

Me shume informacion rreth Swiss Education Group

Prezantim informues në 31 Janar, ora 15:00, online ne platformen Zoom.

How young teens can prepare for a global future career?

Si mund të përmirësojnë kampet verore aftësitë tuaja verbale dhe drejtuese dhe mund t’ju ndihmojnë të vendosni se cila karrierë është më e mira për ju? Kampi veror në Swiss Education Group – një rrugë e suksesshme akademike drejt një karriere të ardhshme globale.

Prezantuese: Kristina Kirilova – Regional manager, Swiss Education Group. Rezervo vendin tend ne prezantim!

 

☎️: +355 69 40 40 901
📧: xhensila@integral.al