🔹Kreativiteti në fokus 🔹Inovacion 🔹Arsim me cilësi të lartë 🔹Ndërgjegjësim mjedisor 🔹Multikulturalizëm

"Studio në Suedi" - Virtual Day, 16 Dhjetor 2021

Apliko deri më 1 Shkurt! Përfito 3000 Euro Bursë!

Regjistrohu në event!

University West Sweden - Studime Master në Suedi?

Nëse jeni të interesuar të studioni inxhinieri, shkenca sociale ose mjekësi me programe që kanë në fokus mësimin praktik dhe kërkimin atëhere duhet të merrni pjesë në eventin virtual më 16 dhjetor dhe mësoni më shumë rreth University West Sweden.

  • Një universitet dinamik me fokus të qartë në edukimin dhe kërkimin shkencor të cilësisë së lartë ndërkombëtare
  • I njohur për fokusin e tij në mësimin e integruar praktik, që do të thotë se që në ditën e parë do të mësoni se si t'i ushtroni profesionin tuaj.
  • University West Sweden ofron një sërë programesh në shkenca sociale, inxhinieri, shkenca kompjuterike, si dhe programe përgatitore në anglisht për studentët ndërkombëtarë. University West ofron bursa për studentë ndërkombëtarë! - Nëse aplikoni deri më 1 shkurt 2022, do të përfitoni 3000 euro bursë.

Eventi virtual - "Study in Sweden" Prezantimet

15:00 – “Start-Up your bachelor degree in Jönköping University”, Nikolay Hristanov
16:00 - “Master programs in University West, Sweden: programs, scholarships


Përse Suedinë – Mos zgjidh thjesht një vend , zgjidh të ardhmen!

Arsyet pse duhet të zgjidhni Suedinë si një destinacion per te vazhduar studimet janë të shumta, por ne po ju rendisim pesë arsyet kryesore 

1. Kreativiteti është thelbësor 

Kjo pavarësi e mendjes dhe fakti që të gjithë mund ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet janë dy nga arsyet pse Suedia renditet në mesin e kombeve më inovative në botë. Një tjetër është se investimet në kërkime janë ndër më të lartat në botë në raport me GDP-në.  

2. Cilësia e arsimit 

Suedia ka një histori të gjatë dhe krenare të përsosmërisë akademike dhe përkundër popullsisë së saj relativisht të vogël, ajo është shtëpia e disa prej universiteteve më të mira në botë.

I gjithë sistemi i arsimit të lartë suedez renditet si një nga më të mirët në botë, dhe disa universitete suedeze janë renditur nga Times High Education dhe Renditja Akademike e Universiteteve Botërore si ndër më të mirët në botë.  

3. Ndërgjegjësimi mjedisor është në fokus

Çështjet mjedisore janë prioritet i lartë, dhe Suedia është cilësuar vendi më i qëndrueshëm në botë për përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Suedia është duke synuar prodhimin 100 përqind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2040.

Suedia është e pastër , e sigurt dhe standardi i jetesës është i lartë.

4. Do të mësoni aftësi për një karrierë globale 

Cila është gjëja më e rëndësishme që ju nevojitet për sukses në karrierën tuaj? 

Sipas një studimi global të CEO-ve, është krijimtaria. Studimet në Suedi do t’ju nxisin kreativitetin, së bashku me aftësi të tjera shumë të kërkuara në treg, si përshëmbull mënyra për të kombinuar teorinë dhe praktikën, dhe si të menaxhoni situatat komplekse, kur nuk ka zgjidhje të lehtë.

Shumë programe të diplomave në Suedi përfshijnë praktikën, të cilat janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë përvojë në botën reale ndërsa ndërtoni rrjetin tuaj profesional.

Nëse jeni të interesuar të hulumtoni, bërja e një masteri në Suedi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur kontaktet që ju duhet të vazhdoni dhe të bëni një doktoratë.

5. Ambjent i përshtatshëm për studentët ndërkombëtare  

Të gjithë flasin anglisht - Suedia renditet rregullisht si një nga vendet më të mira në botë për folësit jo-vendas të anglishtes. Kjo do të thotë që nuk është e nevojshme të flisni ndonjë Suedisht për të studiuar këtu.

Transporti publik është i përhapur. Rrjeti i gjerë i autobusëve, trenave, metrosë, tramvajeve, varkave, aeroplanëve dhe më shumë mund të ju çojë kudo që dëshironi të shkoni, pa makina.

Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë në Suedi. Megjithëse studimet tuaja janë përparësia juaj numër një, nuk ka asnjë kufi ligjor në sasinë e orëve që studentët ndërkombëtarë mund të punojnë gjatë studimeve të tyre. Pas mbarimit të studimeve, mund të aplikoni për të zgjatur lejen tuaj të qëndrimit për të kërkuar punë deri në gjashtë muaj.

Programe master në University West Sweden

I themeluar në vitin 1990, universiteti ka rreth 15,000 studentë. Kampusi ndodhet në qytetin e Trollhättan, një qytet i vogël studentor i rrethuar nga një natyrë e bukur, i cila ndodhet vetëm 35 minuta me tren nga Goteborgu, qyteti i dytë më i madh në Suedi. Universiteti ka një lidhje të madhe me industrinë dhe shumë studentë gjetën një punë menjëherë pas diplomimit duke përdorur pikërisht lidhjet që ka ky universitet. Universiteti ofron deri në 9 programe master në anglisht në fusha të ndryshme si IT, Robotikë, Biznes, Menaxhim, Shkenca politike.

Regjistrimet në University West Sweden janë hapur deri më 15 janar 2022 (Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm duhet bërë deri më 1 shkurt 2022). Ndaj nxitoni dhe regjistrohuni për një nga programet e shkëlqyera që ofron ky universitet! Kontaktoni Integral Educational Programs për më shumë informacion.

Programe Master:

  • Master in Finance
  • Master in International Business
  • ​Master in Production Management
  • Master in IT and Management
  • Master in Work Integrated Political Studies
  • Master in Manufacturing Engineering
  • Master in Electric Vehicle Engineering
  • Master in Metal Additive Manufacturing 
  • Master in Autonomous Vehicles
  • Master in Cybersecurity
  • Master in Robotics and Automation
  • Master in AI and Automation
  • Master in Leadership in Digitalised Organisations
  • Master in Sustainable Development

Programe Bachelor: International Programme in Politics, Bachelor in International Mechanical

Informacion i përgjithshëm

  • Numri i studentëve: 15.000
  • Kohëzgjatja e studimeve: Programet master, 1-2 vjet
  • Tarifa e shkollimit: 10,600 EU - 12,100 EU
  • Ofrohen bursa deri në 25%
  • Kampusi: Trollhättan

360° Asistim i plotë nga konsulentët e Integral

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.


Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike


Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet Suedeze
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet Suedeze dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral
  • Asistencë në gjetjen e një akomodimi etj.

✉:xhensila@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 401

✉ : leidia@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 415

✉ : m.matija@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 502

Integral

© 2021 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA