Panairi Virtual - "Study in Italy" 20 Janar

Ëndërroni të studioni në Evropë? Italia është një nga vendet më të përparuara europiane, me studentë nga e gjithë bota që vijnë për të studiuar dhe hulumtuar. Sot në të studiojnë rreth 1,800,000 studentë, 32.000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë.

Italia është një destinacion shumë i favorshëm për studentët ndërkombëtarë, pasi është një nga vendet me kostot e studimit dhe të jetesës më të përballueshme në Evropë. Tarifat e rregullta të shkollimit në universitetet italiane varen nga të ardhurat e familjes së studentëve dhe nga programi për të cilin studentët aplikojnë. Tarifat mund të variojnë nga disa qindra euro për universitetet publike ndërsa në ato private fillojnë nga 3600 Euro dhe shkojnë deri në 8900 Euro. Sigurisht, tarifat e shkollimit mund të reduktohen nga bursat e bazuara e ofruara në bazë merite ose bursa të tjera specifike të ofruara çdo vit nga universitetet për studentët e talentuar ndërkombëtarë.

Më 20 Janar, Integral Educational Programs organizon panairin virtual rreth Studimeve në Itali. Mos e humbisni mundësinë të takoheni personalisht me përfaqësues të disa prej universiteteve më të mira në Itali, panairi është vetëm një klikim larg!

Përse duhet të studioni Itali?

  • Universitetet ofrojnë programe në gjuhën angleze dhe italiane - Italia ofron programe studimore në dy gjuhë duke afruar në ketë mënyrë studentë nga e gjithë bota.
  • Diploma të njohura në mbarë botën - Italia ështe qendra e disa prej universiteteve me reputacion të lartë në mbarë boten . Programet e dizajnit janë të njohura dhe kanë një reputacion të lartë në të gjithë botën.  
  • Lider i reformave arsimore - Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës "Zona arsimit të lartë europian"  
  • Ambienti multikulturor - Rreth 32.000 studentë ndërkombëtarë vijnë nga e gjithë bota për të studiuar në Itali. Italia është një vend miqësor për të huajt. Ky faktor e bën jetën, studimin dhe punën në Itali më të rehatshme dhe të këndshme për ata që vijnë nga jashtë.  
  • Tarifa studimore të përballueshme - Pagesat e shkollimit dhe shpenzimet e tjera për ata që vijnë për të studiuar në Itali janë relativisht të ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane. Italia është ndër të paktët vende në Europë që ofron bursa studimi të pjesshme ose të plota.
Regjistrohu në event!

*Pasi të regjistroheni, do tju vi një email verifikimi nga Brazen, platforma në të cilën do të zhvillohet panairi.


Pjesëmarrësit në Eventin Virtual - "Study in Italy"


Prezantimet

14:00 – 14:30 – Intro "Gjithçka rreth arsimit të lartë në Itali" - Përse të zgjidhni Italinë, si dhe kur të aplikoni, cilat janë mundësitë për bursa - Svetlina Abadzhiev, IntegralEdu

14:30 – 15:30  "Eksploroni Cattolica" - Arianna Malavasi, Universita Cattolica del Sacro Cuore

Università Bocconi

Bocconi është një universitet kërkimor i vlerësuar ndërkombëtarisht në biznes, financë, ekonomi, shkenca të të dhënave, shkenca politike, rrezik kibernetik dhe ligj. Projektet e saj kërkimore financohen nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Për shkak se është një nyje kryesore në rrjetin evropian dhe global të universiteteve të biznesit dhe ekonomisë, Bocconi mundëson shkëmbimin e programeve dhe bashkëpunon në projekte të mëdha me universitete dhe shkolla biznesi evropiane dhe amerikane. Bocconi ka marrëdhënie të ngushta me korporatat e mëdha dhe agjencitë ndërkombëtare, si dhe me menaxherët dhe zyrtarët e tyre, dhe vazhdimisht ndërvepron me mjedisin e biznesit dhe ekonomik për të vlerësuar çështje të reja, për të zbatuar teknika të reja dhe për të filluar përpjekje të reja kërkimore. Universiteti Bocconi renditet vazhdimisht si universiteti më i mirë në Itali dhe në fushën e biznesit, ekonomisë dhe drejtësisë dhe si një nga më të mirët në botë.

Vendodhja: Milano

Bursa: Në bazë merite.

Programet: Business, International Politics And Government, Mathematical And Computing Sciences For Artificial Intelligence, Economics, Management And Computer Science, International Economics And Finance,

Università Cattolica del Sacro Cuore

Università Cattolica del Sacro Cuore është një universitet privat i kërkimit shkencor i themeluar në vitin 1921. Cattolica, me pesë kampuset e saj të lidhur, është universiteti më i madh privat në Evropë dhe Universiteti më i madh Katolik në botë. Kampusi kryesor i tij është i vendosur në Milano të Italisë, me kampe satelitore në Brescia, Piacenza, Cremona dhe Romë duke operuar ne rang kombetar.

Tarifat e shkollimit fillojnë prej 3600 € dhe për studentët ndërkombëtarë ekziston mundësia e uljes vjetore të tarifës së shkollimit, një zbritje që mbulon rreth 30% të kostos totale përmes Bursës Ndërkombëtare të UCSC.

Vendodhja: Milano, Rome, Brescia

Bursa: Deri në 3.000 €

Programet: Economics and Management, International Relations and Global Affairs, Psychology, Medicine and Surgery, Communication Management.

NABA

NABA, Nuova Accademia Di Belle Arti, është një akademi e mirënjohur ndërkombëtare e artit dhe dizajnit, e vendosur me kampus në Milano dhe Romë. E themeluar në vitin 1980, NABA është akademia më e madhe private e artit në Itali. E cila ofron programe bachelor dhe master në italisht dhe në anglisht të akredituara nga Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit Shkencor (MIUR). Prej shumë vitesh NABA bashkëpunon me kompanitë dhe studio prestigjioze të dizajnit duke krijuar mundësi studentëve të vetë të punojnë në projektet reale të ofruara nga këto kompani. Sipas statistikave te NABA, brenda një viti të diplomimit, 89% e të diplomuarve punesohen.

Në vitin 2021, Renditja Botërore e Universiteteve QS e përcaktoj NABA si Akademinë nr.1 të Artit dhe Dizajnit në Itali. NABA është gjithashtu ndër TOP 100 shkollat ​​më të mira të artit në botë, me vetëm dy shkolla të tjera italiane në të njëjtën renditje.
Akademia mban lidhje të ngushta me industrinë. Studentët gjatë studimeve kanë mundësi të punojnë në projekte reale me kompani globale si Maserati, Motorola, Swarovski, Versace, Bayer, P&G, Adidas, Fiat, Tommy Hilfiger, BMW Design, De Beers, Trussardi etj.

Vendodhja: Milano, Rome

Bursa: Të pjesshme në bazë merite.

Programet: Design, Fashion Design, Creative Technologies, Interior Design, Communication Design, Fashion and Textile design

John Cabot University

Në Universitetin John Cabot, Roma është kampusi juaj. JCU kombinon cilësitë më të mira të një kolegji amerikan të arteve liberale me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Qytetit të Përjetshëm. Me fakultetin e tij të klasit botëror dhe studentët që vijnë nga mbi 70 vende, JCU ofron trembëdhjetë programe bachelor në një mjedis ndërkombëtar. John Cabot University u themelua në 1972 si një program i vogël bashkëpunëtor me Kolegjin Hiram, përpara se të bëhej universitet i pavarur në 1991 dhe të akreditohej në 2003. Deri rreth vitit 1991 ai njihej si John Cabot International College.

Që nga viti 2016 JCU ka më shumë se 1.200 studentë, pjesa më e madhe e të cilëve janë ndërkombëtar, në fusha si Histori Art, Administrim Biznesi dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare. Arsimimi në të është sipas standarteve amerikane, duke pasur mundësin e përfitimit të një diplome nga University of Wales. Sipas Cool Colleges 101, Universiteti “ndjek sistemin amerikan të arsimit me një karakter të veçantë evropian.” Universiteti ka tre kampuse në lagjen Trastevere të Romës qendrore të quajtur Frank J. Guarini Campus, Camp Tiber, dhe Campus Caroline Critelli Guarini dhe Kampusi pranë brigjeve të lumit Tiber. Të tre vendet janë rreth pesë minuta nga njëri-tjetri dhe afër Vatikanit dhe Forumit Romak.

Vendodhja: Rome

Bursa: Presidential Scholarship është një bursë me vlerë deri në 7000 EUR në vit dhe bazohet në rezultatet e studentit.

Programet: Art History, Business Administration, Classical Studies, Communications, Economics and Finance, English Literature, History

The American University of Rome

Një edukim i nivelit universitar pranë Universitetit Amerikan të Romës, i mundëson studentëve me mjetet që u nevoiten të jenë të suksesshëm në shekullin e 21. Mendimi kritik, zgjidhja e problemeve, të shkruarit dhe komunikimi ndërkulturor janë thelbi i kurikulumit tone  të edukimit universitar dhe janë vendosur në mënyrë të prerë për të gjithë rezidentët e rinj përmes programit tonë rigoroz të Vitit të parë, për të vazhduar më tej në programin tonë të përgjithshëm të arsimit dhe diplomën.

Universiteti Amerikan i Romës është i angazhuar për përsosmëri në arsim: AUR përgatit nxënësit e të gjitha kulturave që të jetojnë dhe punojnë si qytetarë të aftë dhe me njohuri të një botë të ndërlidhur dhe në ndryshim nëpërmjet diplomave të saj praktike ndërdisiplinore akademike dhe mundësive për të mësuar përmes praktikës..

Vendodhja: Rome

Bursa: AUR ofron bursa në bazë merite deri në 2,000 USD.

Programet: Archaeology and Classics, Art History, Business Administration, Communication & Digital Media, English Writing, Literature and Publishing, Film, Fine Arts, Interdisciplinary Studies, International Relations and Global Politics, Travel and Tourism Management

MIP - Politecnico di Milano School of Management

Politecnico di Milano School of Management është një nga universitetet më të mira shkencore dhe teknologjike në botë. Për më shumë se 40 vjet, MIP është angazhuar në ofrimin e programeve të menaxhimit për të diplomuarit, profesionistët, kompanitë, institucionet dhe administratat publike.
MIP është një shkollë biznesi e Universitetit Politeknik të Milanos, një nga universitetet më të mira shkencore dhe teknologjike në botë. Shkolla është njohur gjithnjë e më shumë për përsosmërinë e programeve të saj dhe është renditur ndër shkollat më të mira evropiane të biznesit në listën e Financial Times, programet e saj të biznesit janë në të gjitha renditjet kryesore globale, duke përfshirë QS, Bloomberg Business Week, America Economy, Expansion, EdUniversal dhe CEOMmagazine.

Vendodhja: Milano

Bursa: Në bazë merite.

Programet: Master in Strategic Design for Innovation and Transformation, IMIFRIM – International Master in Financial Risk Management, FINTECH - International Master in Fintech, Finance and Digital Innovation


Regjistrohu tani!

Kostoja e jetesës dhe studimit

Kostoja e përgjithshme e jetesës në Itali ndryshon midis qyteteve, Milano dhe Roma janë më të shtrenjtat, ndërsa qytetet më të vogla universitare janë më të përballueshme. Prandaj, kostoja mund të variojë midis 700 dhe 1000 Euro / muaj. Studentët gjithashtu lejohen të punojnë maksimumi 20 orë në javë, gjë që mund të jetë një ndihmë financiare e shkëlqyer shtesë.


Fakte interesante rreth Italisë

Origjina e fjalës "universitet" i atribuohet Italisë. Në të kaluarën Italia ,si djepi i qytetërimeve të lashta, ka qenë një qendër shumë aktive e studimeve universitare.

Ajo njihet në mbarë botën për thesaret e saj artistike në arkitekturë, pikturë, skulpturë, mozaikë, punime prej druri dhe zbulimet e saj në artistë, muzikantë, poetë, detarë dhe shkencëtarë.

Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës "Zona arsimit të lartë europian" (Deklarata e Sorbonës, maj 1998), duke filluar një proces të harmonizimit të sistemeve të ndryshme të arsimit të lartë të njohur si "Procesi i Bolonjës" (Deklarata e Bolonjës, qershor 1999).


360° Asistim i plotë nga konsulentët e Integral

Integral ofron Testin orientues të karrierës MyCarrierChoice

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.


Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike

Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet në Itali
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet në Itali
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral
  • Asistencë në gjetjen e akomodimit


© 2022 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA