Panairi Virtual - "Study in UK" 3 Dhjetor, ora: 14:00 - 18:00

Po mendoni të ndiqni studimet në Mbretërinë e Bashkuar? Dëshironi të dini më shumë rreth universiteteve në UK, programeve studimore dhe bursave që ofrohen?

Më 3 dhjetor, ora: 14:00 - 18:00 Integral Educational Programs organizon panairin virtual rreth Studimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Mos e humbisni, panairi është vetëm një klikim larg!

Anglia është destinacioni më i preferuar nga studentët Shqiptarë për të studiuar jashtë vendit! Ja përse:

  • Mësimdhënie cilësore me traditë qindravjecare
  • Mbi 50,000 programe studimi në 25 fusha të ndryshme
  • Mbi 3,000 bursa
  • Mjedis unik multikulturor - 270,000 studentë të rinj cdo vit nga 160 vende të ndryshme
  • Programe të shkurtra në kohëzgjatje dhe tarifa të përballueshme
  • Mundësi për të punuar gjatë studimeve
  • Mundësi qëndrimi deri në 2 vjet mbas studimeve

*Pasi të regjistroheni, do tju vi një email verifikimi nga Brazen, platforma në të cilën do të zhvillohet panairi.

Regjistrohu në panairin virtual Study in UK!

Pjesëmarrësit në panairin Virtual - "Study in UK"

Westminster


Gjatë panairit mund të merrni informacione rreth programeve të studimit dhe bursave për universitetet e mëposhtme:

  • University of Northampton
  • University of the West of England, Bristol
  • Anglia Ruskin University
  • Bournemouth University
  • Brunel University, London
  • City, University of London
  • De Montfort University
  • London South Bank University
  • Middlesex University
  • Royal Holloway, University of London
  • Solent University, Southampton
  • University of East London
  • University of Greenwich
  • University of Leicester
  • University of Westminster
  • University of Wolverhampton

Arsyet përse duhet të studioni në Mbretërinë e Bashkuar!

  • Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë një nga sistemet arsimore më të mira në botë, të vlerësuar ndërkombëtarisht
  • Mundësi zgjedhjeje në më shumë se 50 mijë programe studimore të ofruara nga universitete të ndryshme  
  • Mbretëria e Bashkuar është e pasur me një diversitet kulturor, me gjuhë dhe besime të ndryshme  
  • Universitetet ofrojnë qasje individuale dhe mbështetje maksimale ndaj studentëve ndërkombëtarë 
  • Studentët përfitojnë nga mesimdhënia e stafik akademik të kualifikuar dhe ekspertëve botëror të fushave të ndryshme
  • Studentët mbasi përfundojnë studimet bachelor kanë të drejtë të qëndrojnë dhe jetojnë për një periudhë 2 vjecare

Shpenzimet e shkollimit dhe të jetesës

Shuma e parave që do të të duhet për të mbuluar koston e jetesës varet nga vendi ku studion. Londra dhe qytetet e tjera të mëdha janë vendndodhje disi më të shtrenjta.

Sa shkon kostoja totale për një student ndërkombëtar?

Tarifat e shkollimit për studimet universitare dhe master në UK variojnë nga 17,000 në 22,000 £, por mesatarisht rreth 20,000 £ në vit.

Sa kushton një vizë studentore në MB?

Një vizë studentore kushton 348 £.

*Për më shumë informacion rreth dokumentave që ju nevojiten për të aplikuar për vizë studentore kontaktoni konsulentët e Integral


Kosto jetese:

  • Ushqimi - Përpiquni të kufizoheni në një buxhet prej afërsisht 25 deri 30 £ në javë për ushqime.
  • Telefoni – Kostoja telefonike shkon përafërsisht 5 £ në javë.
  • DSL / Internet - Shumica e shërbimeve të internetit kushtojnë 5 £ në javë.
  • Faturat - Nëse do të jetoni në një shtëpi apo apartament, do të duhet të përfshini shpenzimet e ujit, ngrohjes dhe energjisë elektrike në buxhetin tuaj – tarifë e cila mund të ndryshoj në varësi të sezonit të vitit.
  • Udhëtimi – Nëse do të jetoni larg universitetit, do të duhet të llogarisni edhe kostot e transportit, të cilat mund të fillojnë nga 10 £ në javë ose më shumë nëse jetoni në Londër.
  • Materialet mësimore shkojnë përafërsisht rreth 7 £ në javë.

Shembuj të kostos së jetesës në universite të ndryshme:

  • University of Liverpool - £ 5,500 to £ 7,000 në vit
  • Essex University - £ 5,700 to £ 7,500 në vit
  • University of Manchester - £ 8,100 në vit
  • Oxford University - £ 9,750 në vit
  • University of London - approximately £ 210 në javë
  • Bursat

Arsimi i lartë jashtë vendit ka koston e vetë financiare. Por për fat të mirë, pjesa më e madhe e institucioneve arsimore në UK ofrojnë bursa. Arsyeja përse këto institucione ofrojnë ndihma të tilla financiare është për të rekrutuar sa më shumë studentë të talentuar nga e gjithë bota.

Bursa të vecanta shkollimi në UK për studentët ndërkombëtarë

  • Bursat Chevening – Është bursë e dhënë nga qeveria britanike për studentët ndërkombëtarë me kohë të pjesshme me potencial drejtues, në mënyrë që ata të mund të përfundojnë studimet e tyre master në universitete të akredituara në UK.
  • Bursat Marshall - Bursë për studentët me arritje të larta nga SHBA.
  • Bursa Commonwealth - Bursa Britanike të ofruara nga anëtarët e qeverisë për qytetarët e vendeve të tjera të Komonuelthit.
  • Viza

Studentët nga Shqipëria që dëshirojnë të studiojnë në UK paraprakisht duhet të marrin një vizë të përshtatshme studentore në mënyrë që të ndjekin studimet.

Rezervo takimin tënd këtu!
Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet Britanike
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet Britanike dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral


© 2020 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA