Panairi më i madh rreth studimeve jashte vendit po vjen! | Integral

Panairi më i madh rreth studimeve jashte vendit po vjen!

29.09.2022

Institucione arsimore nga e gjithë bota do të bëhen bashkë për eventin më të madh arsimor në Shqipëri!

World Education Fair 2022

15 Tetor, Rogner Hotel, Tiranë 11:00 – 17:00

16 Tetor, Hotel Rozafa, Shkodër 17:00 – 19:00

Gjatë panairit të gjithë studentët pjesëmarrës do të përfitojnë APLIKIMIN FALAS në të gjitha institucionet pjesëmarrëse deri në një javë pas eventit.

Prej 2012, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke u dhënë mundësinë nxënësve dhe prindërve të tyre të informohen rreth studimeve jashtë Shqipërisë duke u takuar dhe biseduar me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga shumë vende të botës.

Integral Educational Programs në muajn Tetor sjell edicionin e vjeshtës së World Education Fair. Në datat 15 dhe 16 Tetor organizohen panairet fizike në Tiranë dhe Shkodër. Të gjithë personat e interesuar, për të marrë pjesë duhet të regjistrohen paraprakisht në linkun: https://www.worldeducation.al/.

Gjatë eventeve do të zhvillohen prezantime dhe seminare mjaft interesante me tema të ndryshme dhe shumë interesante.

World Education Fair është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth aplikimit në universitet, studime të niveleve bachelor, master dhe MBA, shkollave të mesme, programit Work & Travel USA, kampeve verore, kurseve të ndryshme për përgatitje akademike dhe gjuhësore. Gjithashtu do të mësoni më shumë rreth bursave të ndryshme që ofrohen nga këto institucione si: Chevening Scholarship British government, Scholarship Švedskog Instituta, Fulbright Scholarship to The US Embassy, DAAD Scholarships For Studies in Germany, OeAD Scholarships For studies in Austria, French & Italian National Scholarships, Stipendium Hungaricum, Hungary.

Pranimi në universitetet më të mira në mbarë botën bëhet më i lehtë nëse zgjidhni të studioni në një kolegj prestigjioz jashtë vendit. Përfaqësues të shkollave të mesme prestigjioze ndërkombëtare do të jenë gjithashtu të pranishëm në panairin arsimor këtë vjeshtë.

Shkollat pjesëmarrëse: St. Clare’s Oxford, Queen Ethelburga’s College, Cardiff Sixth Form College & Dukes Education, Nord Anglia Education, David Game College Group, Abbey DLD Group, Amadeus International School Vienna, Danube International School Vienna

Karriera juaj merr një drejtim tjetër nëse studioni në një universitetet jashtë vendit. Ambienti ndërkombëtar dhe partneriteti që këto shkolla kanë me kompani gjigande në shtetet përkatëse dhe jo vetem, ju jep mundësi të shumta të jeni profesionistët e së ardhmes.

Universitetet pjesëmarrëse: EU Business School Barcelona, TU Eindhoven University of Technology, Tilburg University, University of Pecs, Haaga-Helia University of Applied Sciences – Pasila campus, Corvinus University of Budapest, University of Northampton, St. Georges University Medical School, Webster Vienna Private University, The Hague University of Applied Sciences

Fëmijët, adoleshentët dhe nxënësit do të mësojnë, argëtohen, bëjnë miq të rinj nga e gjithë bota, vizitojnë qytete dhe vende të reja dhe do të përjetojnë një eksperiencë unike. Të gjitha shkollat ​​verore, partnere me Integral ofrojnë ambjente komode, standart, siguri të lartë dhe një staf shumë të kualifikuar akademik.

Programi Work and Travel është një nga programet më të njohura të shkëmbimit kulturor studentor në botë i cili u jep mundësinë studentëve me kohë të plotë studimi, të kalojnë pushimet verore në Amerikë. Kohëzgjatja e programit është 3 muaj e gjysëm.

Testet e Orientimit të karrierës janë zgjidhja e duhur për të gjithë studentët që ende nuk kanë vendosur për programin që duan të studiojnë.

Testet My Career Choices janë zhvilluar nga ekipi i Cambridge Occupational Analysts dhe aktualisht janë testet më të mira të orientimit profesional në Britaninë e Madhe.

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 30 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjedhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe është i pranishëm në disa vende Europiane. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs, është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 10-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura nga Britania e Madhe, Europa, SHBA dhe Azia.

Prej 19 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 18 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe prej 10 vitesh në Shqipëri.

Gjatë panairit të gjithë studentët pjesëmarrës do të përfitojnë APLIKIMIN FALAS në të gjitha institucionet pjesëmarrëse deri në një javë pas eventit.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi.

Mjafton të regjistroheni në linkun më poshtë dhe ne ju drejtojmë tek institucioni që ju jeni të interesuar:

Regjistrohuni tani: https://www.worldeducation.al/events.