Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë – WEF 2019 | Integral

Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë - WEF 2019

17.01.2019

➽ Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë – WEF 2019

Të gjithë nxënësit, studentët apo ata që janë të interesuar për studime jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të mirë për tu njohur me disa prej institucioneve arsimore cilësore dhe programeve të tyre. Për herë të 7-të, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke ju dhënë mundësinë që për dy ditë, nxënësit dhe prindërit e tyre të takojnë dhe bisedojnë me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme.

40 Përfaqësues nga e gjithë bota do të bëhen bashkë për eventin më të madh arsimor:
★★★★★
PANAIRI I EDUKIMIT JASHTË SHQIPËRISË
15-16 Shkurt – Tiranë “Hotel Rogner”
17 Shkurt – Shkodra “Europa Grand Hotel”
18 Shkurt – Fier “Hotel Fieri”

Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner në Tiranë, në datat 15 dhe 16 Shkurt, ndërsa në datën 17 Shkurt do të zhvillohet në Shkodër “ Grand Hotel Europa “ dhe 18 Shkurt në Fier – “Hotel Fieri”. Më shumë se 2000 vizitorë pritet që të vijnë në panair dhe të njihen me përfaqësues të mbi 40 institucioneve arsimore nga e gjithë bota. Vizitorët e interesuar kanë një mundësi të shkëlqyer për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, kampe verore dhe përgatitje akademike.

Në panairin e këtij viti do të ketë përfaqësues të shkollave dhe universiteteve nga shumë vende, si Kroacia, Vendet Balltike, Greqia, Italia, Zvicra, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ndër më të njohurat janë Swiss Education Group, The Hague University, Rotterdam Business School, Coventry etj.
Integral Programe Edukimi ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën e konsulencës së studentëve, prindërve dhe të gjithë atyre të interesuarve për të zgjedhur shkollat dhe programet më të mira mësimore jashtë vendit, shkollat e mesme, universitetet dhe qendrat e gjuhëve të huaja. Të pranishëm në Shqipëri që prej 2011, Integral Programe Edukimi është kompania më e madhe e këshillimit dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të mirënjohura në Europë, Amerikën e Veriut dhe Azi.

⍣⍣⍣

Ne jemi organizatorët e vetëm në vend , të panairit më të madh të këshillimit për studimet jashtë vendit, ku studentët dhe prindërit mund të takohen me përfaqësues të shkollave dhe universiteteve prestigjoze nga mbarë bota. Për më shumë informacion rreth eventit, ndjehuni të lirë të na kontaktoni në nr. +355 422 52 065 ose na shkruani në chatin tonë ose rrjetet sociale.