Call us
00355 422 52 065

Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë - Regjistrohuni online dhe kurseni kohë!

07.02.2018

Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë – Regjistrohuni online dhe kurseni kohë!

Hyrja falas për të gjithë vizitorët në Panairin e Edukimit Jashtë Shqipërisë!

Koha është e çmuar prandaj është e rëndësishme që regjistrimi për panairin të bëhet paraprakisht.
Sistemi i regjistrimit krijon një listë institucionesh që i përshtaten preferencave tuaja. Në këtë mënyrë do të keni në dorë listën e programeve që iu interesojnë dhe do të mund të gjeni lehtësisht stendat e institucioneve përkatëse.

Duke u regjistruar paraprakisht online, mund të kurseni kohë të vlefshme gjatë panairit. Regjistrimi mund të bëhet edhe në hyrje, por koha e pritjes do të varet nga numri i të interesuarve që do të regjistrohen në të njëjtën kohë.

Integral Educational Programs, konsulenti nr. 1 per studimet jashte vendit iu fton ne Panairin e Edukimit Jashte Shqiperise ne:

9 Shkurt, 11:00 – 18:00 Hotel Rogner, Tirane

10 Shkurt, 11:00 – 16:00 Hotel Rogner, Tirane

dhe ne prezantimet ne:

11 Shkurt, 17:00 Grand Hotel Europa, Shkoder

12 Shkurt, 17:00 Hotel Fieri, Fier

 Perse duhet te beheni pjese e panairit?

·        Shumellojshmeri zgjedhjesh per universitete, shkolla te mesme dhe kampe verore. Mbi 50 institucione arsimore nga e gjithe bota

·        Informacion mbi programet e ofruara nga secili institucion

·        Konsulence e plote mbi menyren e aplikimit

·        Mundesi unike per te folur drejperdrejt me perfaqesuesit e ketyre institucioneve

·        Njohje me kriteret reale te pranimit

·        Prezantime qe do t’ju japin informacion te pergjithshem dhe do t’ju lehtesojne zgjedhjen qe duhet te beni

·        Integral ofron suport te plote duke bere per ju te gjithe procesin e aplikimit

Disa nga risite e ketij panairi jane:

·        Testime per nivelin e gjuhes qe do t’ju mundesojne pranim direkt

·        Testi Centigrade do t’ju ndihmoje te zbuloni cila eshte fusha e duhur e studimit per ju

·        Oferta ekskluzive deri ne 15% per kampe verore

·        Britanika ofron 20% ulje për kurset e IELTS, TOEFL, SAT, CAE, etj. Mund te testoni falas nivelin e gjuhes

 

Nese do te merrni pjese per here te pare ne Panairin e Edukimit Jashte Shqiperise, atehere vizitoni website-in www.worldeducation-al.com dhe informohuni rreth studimeve dhe karrieres tuaj, ose na kontaktoni nese keni nevoje per me teper informacione.

World Education Fair eshte panairi me i madh i edukimit jashte vendit dhe nuk duhet te mungoni!

Pjesemarrja ne WORLD EDUCATION FAIR dhe sherbimi i konsulences nga Integral jane falas!

Integral iu mirepret!