Open days për "Foundation Programmes" në Integral! | Integral

Open days për "Foundation Programmes" në Integral!

10.08.2017
Dëshironi të studioni jashtë Shqipërisë? Por nuk dini nëse keni kualifikimet dhe njohuritë e duhura?

Atëhere mund të studioni në “Foundation Programme” (Vit përgatitor) përpara se të filloni studimet në universitetet jashtë vendit.

Çfarë është “Foundation Programme”?

“Foundation Programme” është një kurs studimi i krijuar në Britaninë e Madhe për të mbushur hendekun midis nivelit të njohurive dhe kualifikimeve tuaja aktuale dhe nivelit të kërkuar për pranim në studimet Bachelor ose Master në një universitet elitar jashtë vendit. Diploma e “Foundation Programme” e njohur ndryshe si “Kurs Përgatitor” ose “Pathways Programme”, plotëson çdo kualifikim ose njohuri që mund t’ju mungojë pas përfundimit të shkollës.

Këto programe ndihmojnë studentët që vijnë nga mbarë bota (Azia, Australia, Europa, Lindja e Mesme, Rusia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Jugut) për të përshtatur kualifikimet e tyre me sistemin arsimor të vendit ku duan të studiojnë dhe të bëhen të kualifikueshëm për pranim në universitete.

Kush mund të regjistrohet në “Foundation Programme”?
Kohëzgjatja e programit, formati, data e fillimit, fondet?
Vlërësimi i diplomës së “Foundation Programme”?
A mund të aplikoj për bursë?

Në qoftë se keni të njëjtat pyetje dhe dëshironi të mësoni më tepër për mundësitë e studimit jashtë Shqipërisë, ejani pranë zyrave të Integralit në “Open Days” kushtuar programeve përgatitore për universitetet jashtë vendit – “Foundation Programmes”!

Disa prej partnerëve tanë janë:

– MPW (Mander Portman Woodward)
– Kings Colleges
– Oxford International Educational Group
– ONCAMPUS
– Jacobs University