Call us
00355 422 52 065

NUOVA ACCADEMIA DI BELLE ARTI ofron 35 bursa të pjesshme.

19.09.2018

NABA, Nuova Accademia e Belle Arti, është një akademi e mirënjohur ndërkombëtare e artit dhe dizajnit, e vendosur me kampus në Milano dhe Romë. E themeluar në vitin 1980, NABA është akademia më e madhe private e artit në Itali. E cila ofron programe bachelor dhe master në italisht dhe në anglisht të akredituara nga Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit Shkencor (MIUR).
Prje shumë vitesh NABA bashkëpunon me kompanitë dhe studio prestigjioze të dizajnit duke krijuar mundësi studentëve të vetë të punojnë në projektet reale të ofruara nga këto kompani. Sipas statistikave te NABA, brenda një viti të diplomimit, 89% e të diplomuarve punesohen.
NABA ofron një mjedis vërtet multikulturor me 4000 studentë nga 70 vende te ndryshme ne botë.
Në më shumë se 35 vjet histori NABA ka marrë disa çmime dhe është vlerësuar si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e artit, modës dhe dizajnit. Ajo është përzgjedhur nga Frame Publishers si një nga 30 shkollat më të mira në botë; në vitin 2012 (MA Design – Specialization in Product Design), në 2013 (MA Fashion and Textile Design), në 2014 (MA Design – Specialization in Interior Design).
Në vitet 2014, 2015, 2016, NABA përmendet nga Domus Magazine, si një nga Top 100 shkollat më të mira të Arkitekturës dhe Design në Europë. Në 2017 ajo renditet nga BOF (Business of Fashion – Global Fashion School Ranking) në Top 30 për studimet master (MA).

Për të promovuar përsosmërinë në disiplinat akademike, NABA mbështet studentët e talentuar , duke ofruar 35 bursa të pjesshme të cilat mbulojnë 60%, 50%, 40%, 30% dhe 20% të tarifës së shkollimit për studimet dy vjecare pasuniversitare (master) që fillojnë gjatë muajit Shkurt 2019 ,në degët : Communication Design, Design – Specialization in Product Design, Design – Specialization Interior Design, Fashion & Textile Design, Visual Arts and Curatorial studies .
Bursat qe do te perfitohen jane :
– Vendi i parë përfiton 60% bursë të tarifës së shkollimit për vitin e parë të studimeve Master
– Vendi i dytë përfiton 50% bursë të tarifës së shkollimit për vitin e parë të studimeve Master
– Vendi i tretë përfiton 40% bursë të tarifës së shkollimit për vitin e parë të studimeve Master
– Vendi i katërt përfiton 30% bursë të tarifës së shkollimit për vitin e parë të studimeve Master
– Vendi i pestë përfiton 20% bursë të tarifës së shkollimit për vitin e parë të studimeve Master

Afati i fundit i aplikimeve është dt. 19 Tetor 2018.
Rezulatet për fituesit e bursave dalin në dt. 8 Nëntor 2018.

Për më shumë informacion si edhe për mënyrën e aplikimit , kontaktoni konsulentët e Integral Education Programs:
Cel: +355 69 40 40 401 / +355 69 40 40 901