NJOFTIM për Work and Travel | Integral

NJOFTIM për Work and Travel

16.03.2020

Përditësim nga organizatat tona sponsorizuese CIEE dhe Interexchange. Njoftimi i bërë nga Departamenti i Shtetit javën e kaluar NUK do të prekë të gjithë pjesëmarrësit që planifikojnë të udhëtojnë pas 11 majit.

Organizatat tona sponsorizuese po planifikojnë të operojnë si zakonisht këtë sezon. Procesi i marrjes në punë vazhdon, organizohen intervista virtuale për marrjen në punë, format e DS do të lëshohen si zakonisht.

Ambasadat kanë njoftuar se pas përfundimit të marsit intervistat do të bëhen ashtu siç ishte planifikuar. Ne do të monitorojmë të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në programin tuaj dhe do t’ju njoftojmë menjëherë për çdo ndryshim.

Duke filluar nga e hëna më 16 mars, stafi i Integral do të punojë në distancë deri më 31 mars, me zgjatje të mundshme në varësi të udhëzimeve të mëtejshme. Ne do të jemi në dispozicion gjatë orarit të zakonshëm të punës dhe do të vazhdojmë t’u përgjigjemi në e-mail, telefon, mesazhe whatssUp dhe Viber.