NJOFTIM, për provimet në sistemin IB.

23.03.2020

Të dashur prindër,

Dëshirojmë t’ju njoftojmë për situatën në lidhje me provimet në sistemin IB për fëmijët tuaj. Disa prej jush mund ta dinë tashmë se provimet në sistemin britanik A-levels janë anuluar për këtë vit, kështu që pas këtij vendimi, IBO – organi drejtues i provimeve të IB, kanë shpallur një njoftim të ngjashëm për provimet në IB.

Në deklaratën e tyre sot, organizata IBO ka njoftuar se të gjitha provimet e IB që duhej të mbaheshin nga data 30 Prill deri më 22 Maj, do të anulohen si për Programin e Diplomës ashtu edhe për kandidatët e Programit të lidhur me Karrierën (Career-related Programme). IBO gjithashtu ka njoftuar mbi mënyrën e vlerësimit të nxënësve, pra çfarë certifikate do të marrin ata. Ata kanë sqaruar se nxënësve do t’i jepet një Diplomë ose një Certifikatë Kursi, që pasqyron standardin e tyre të punës i cili do të bazohet në ecurinë e nxënësve përgjatë kursit si dhe vlerësimet që janë bërë gjatë këtij viti shkollor.

Të gjitha detajet do t’u bëhen me dije të gjitha shkollave ku fëmijët tuaj mësojnë në IB, jo më vonë se data 27 Mars, shoqëruar me procedurat dhe udhëzimet përkatëse për zhvillimin e situatës.

Për çdo pyetje apo shqetësime të mëtejshme që keni, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Stafi i Integral Programe Edukimi.

☎️ 069 4040 801