Njoftim për pjesëmarrësit e programit Work&Travel USA | Integral

Njoftim për pjesëmarrësit e programit Work&Travel USA

13.03.2020

Të nderuar pjesëmarrës të programit Work and Travel USA,

 

Ne po ju shkruajmë informacionin më të përditësuar në lidhje me programet e shkëmbimit: Work and Travel dhe Intership. Mesazhet vijnë nga Byroja e Ceshtjeve te Edukumit Arsimorë dhe Kulturorë (ECA) e Departamentit të Shtetit të SHBA dhe ne jemi njoftuar në orët e fundit.

 

Siç e dini një numër vendesh në botë po ndërmarrin masa shumë të mëdha për parandalimin e përhapjes së koronavirusit (COVID-19). Disa nga këto masa përfshijnë mbylljen e kufijve për qytetarët e vendeve të tjera.

 

Në orën e fundit jemi njoftuar nga partnerët tanë në Sh.B.A. se byroja e ceshtjeve te edukumit arsimore dhe kulturore (ECA) e Departamentit të Shtetit të Sh.B.A.-së ka ndalur të gjitha programet e shkëmbimit për 60 ditë. Kjo do të thotë se ne tashmë jemi në rrethanat e forcës madhore. Ne jemi siguruar nga partnerët tanë që ata janë duke punuar në një plan veprimi dhe masash që mund të zvogëlojnë ndikimin e këtij vendimi të Departamentit të Shtetit për studentët që kanë planifikuar të mbërrijnë në SH.B.A. para datës 14 maj. Në këtë moment kjo masë ndaluese nuk duhet të prekë studentët që planifikojnë udhëtimin pas 14 majit 2020.

 

Ne presim detaje të mëtejshme nga partnerët tanë, Departamenti i Shtetit dhe punëdhënësit dhe sapo të kemi informacione të reja do t’ju shkruajmë dhe do t’i postojmë në faqen tone www.integral.al . Ne jemi vazhdimisht duke monitoruar situatën, jemi të arritshem përmes postës elektronike, Skype dhe / ose What’s up / Viber. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni të na shkruani.

☎ +355694040401 / 📧 xhensila@integral.al