Një shkollë e mesme në Amerikë? – Përse jo?! | Integral

Një shkollë e mesme në Amerikë? – Përse jo?!

16.04.2020

Përfitimet e studimit në një gjimnaz në SHBA

Të zgjidhni sot një shkollë të mesme jashtë vendit për fëmijën tuaj, është një vendim aspak i lehtë. Sistemet arsimore janë të ndryshëm dhe ofrojnë në kurrikulat e tyre opsione dhe variante të ndryshme sidomos në mundësitë që kanë nxënësit vendas dhe të huaj në arsimin e mesëm.

Modernizimi i sistemeve të arsimimit kudo në botë ka bërë që shtetet të kuptojnë se sot konkurenca për të ofruar arsimimin më cilësor është e lartë dhe nuk po njeh kufij. Kjo e bën edhe më të vështirë zgjedhjen e një shteti për studimet e fëmijës tuaj.

Amerika, vendi i preferuar për shumë familje dhe individë, për të jetuar, punuar dhe studiuar, mund të jetë një opsion mjaft i mirë për tu konsideruar. Por çfarë e bën kaq tërheqëse tokën amerikane për shumë nxënës dhe studentë, dhe cilat janë aspektet e zgjedhjes së një gjimnazi në Amerikë?

  • Madhështia e një vendi lider  

Padyshim që Amerika mbetet lider botëror në shumë fusha të jetës dhe si e tillë mbetet ëndërr e shumë individëve për tu arsimuar atje. Si një vend që ofron mundësi të pafundme shkollimi dhe punësimi dhe si një vend i cili mirëpret njerëz nga e gjithë bota, gjithësecili mund të gjejë rrugën e tij dhe mund të fitojë aftësi në atë fushë që ai dëshiron. Liria dhe pavarësia vihen në funksion të qytetarit dhe ka një bashkërendim gati ideal mes shtetit dhe individit.

  • Diversiteti i kulturave dhe integrimi social

Një shkollë e mesme në Amerikë është një vendim i mirë nëse doni që fëmija juaj të rritet dhe edukohet në një mjedis ku diversitetet në ngjyrë, racë, prejardhje e mundësi ekonomike, mund të bashkëjetojnë. Një mjedis i cili i mëson fëmijës tuaj jo vetëm respektin ndaj komuniteteve të ndryshme por edhe i mëson si të japë dhe marrë nga eksperiencat e kulturave të tjera.

  • Praktika e gjuhës angleze

Praktika e gjuhës angleze është një nga benefitet e fillimit të studimeve në Amerikë që herët. Nëse po planifikoni që fëmija juaj të vazhdojë studimet universitare jashtë vendit, praktika në të folur dhe të shkruar në gjuhën angleze, është një armë shumë e fortë e cila do ta ndihmonte atë shumë për tu përshatur sa më shpejt dhe lehtë në studimet e mëpasëshme.

  • Pregatitja për kolegj dhe universitet

Procedurat e aplikimit në kolegjet dhe në universitetet amerikane, mund të jenë paksa të komplikuara, me shumë provime dhe intervista pranimi dhe me degët e nëndegët e shumta për tu eksploruar. Faktet tregojnë se procesi i pranimit në universitetet amerikane është më i thjeshtë nëse aplikon me një diplomë të një gjimnazi në Amerikë. Përveç kësaj, fëmija juaj mësohet apo ambjentohet gjatë viteve të gjimnazit me stilin amerikan të mësimdhënies, duke u përgatitur keshtu për studimet pasardhëse.

  •  Kurrikula mësimore

Kurrikula e gjimnazeve amerikane ndryshon nga ajo e vendeve të tjera. Gjimnazi në Amerikë (High School), zgjat 4 vite, nga klasa 9 (mosha 14–15 vjeç) deri në klasën 12 (mosha 17–18 vjeç). Lëndët që mësohen janë të një profili të përgjithshëm me mundësinë e zgjedhjes së asaj që quhet Core classes, ku nxënësi kombinon lëndët nga disa grupe bazë lëndësh. Gjithashtu, nxënësit i jepet mundësia e zhvillimit të disa lëndëve në një nivel më të avancuar (Advanced Placement), ku mësimi bëhet në nivelet para-universitare. Nxënësit diplomohen me diplomën HSD (High school Diploma).

  • Liria në zgjedhje

Studentët në Amerikë, kanë kontroll të konsiderueshëm në arsimimin e tyre dhe mund të zgjedhin edhe klasat që do të ndjekin (Core classes), megjithëse kontrolli që u jepet studentëve ndryshon nga shteti në shtet dhe shkolla në shkollë. Shkollat e mesme në Amerikë menaxhohen dhe drejtohen nga distriktet lokale më shumë se sa nga qeveria qendrore.

  • Larmishmëria e programeve

Shumë shkolla në Amerikë, ofrojnë edhe alternativat e përgatitjes në diplomën IB si dhe mundësinë për të dhënë provimet në A – levels, pra për të studiuar në sistemin britanik të arsimimit. Gjithashtu, ofrohen kombinime të shumta të programeve akademike dhe profesionale në varësi të aftësive dhe interesave të gjithësecilit. Ofrohen programe të shkëmbimit akademik ku të rinjtë mund të fitojnë eksperiencën e një viti akademik në Amerikë dhe të njihen me një botë ndryshe e të shohin të ardhmen e tyre në një tjetër prizëm.

 

☎️ +355694040801