Një ditë nga jeta në një shkollë me konvikt | Integral

Një ditë nga jeta në një shkollë me konvikt

21.06.2021

Shkollat private jashtë vendit – Një ditë nga jeta në konvikt

Një element shumë i rëndësishëm i studimeve jashtë vendit është sigurisht edhe ambjenti i akomodimit, për më tepër kur bëhet fjalë për shkollat e mesme jashtë vendit. Shkollat private jashtë vendit, si ato të tipit kolegj edhe shkollat e mesme tradicionale, ofrojnë mundësi të ndryshme të akomodimit për nxënësit e huaj. Disa nxënës mund të zgjedhin të jetojnë në familje pritëse, disa të tjerë në konvikte private, ndërsa pjesa më e madhe e prindërve preferojnë që fëmijët e tyre të jetojnë në ambjentet e konviktit të vetë shkollës së mesme ku ai do të studiojë. Kjo lidhet direkt me mundësitë dhe lehtësitë që ofron për nxënësin në një moshë të vogël të jetuarit në konvikt.

Siguria e ambjenteve – shkollat private jashtë vendit i kushtojnë një rëndësi të veçantë sigurisë së nxënësve të tyre

Ambjente të sigurta dhe të mirëmbajtura të shkollës, kampusit si dhe të konviktit është një nga arsyet përse reputacioni i shkollave të mesme private jashtë vendit prevalon mbi të tjerat. I kushtohet një rëndësi shumë e veçantë politikave të sigurisë dhe zbatimit të tyre nga të gjithë nxënësit që studiojnë dhe jetojnë aty, nga stafi mësimdhënës dhe stafi i konviktit që kujdeset për zbatimin e rregullave dhe mirëqënien e nxënësve të tij. Shkollat sigurohen që stafi i cili punon me fëmijët të jetë i përzgjedhur. Zgjidhen njerëz socialë dhe të komunikueshëm si dhe me eksperiencë në punën me fëmijë duke i bërë ata të ndihen të sigurt dhe të kenë mbështetje për çdo problem apo situatë që mund të përjetojnë gjatë qëndrimit në konvikt.

Ndërtesa e konviktit ndodhet ose në të njëtjën ndërtesë me shkollën, ose në afërsi shumë të madhe me të duke bërë që distanca që fëmijëve iu duhet të lëvizin të jetë sa më e vogël. Ambjentet janë të pajisura me të gjitha elementët e sigurisë dhe mbrojtjes nga rreziqe të ndryshme. Edhe ndaj rrezikut më të fundit që po përjetojmë të gjithë, Covid-19, shkollat private jashtë vendit kanë marrë masa të menjëhershme për të siguruar që ambjentet e tyre të jenë të përshatëshme dhe pa rrezik për fëmijët që kthehen në shkollë në shtator. Madje në disa shkolla, disa nga nxënësit e huaj kanë preferuar të qëndrojnë në konvikt edhe gjatë periudhës së mbylljes dhe karantinës.

Jetesa në komunitet – shkollat private jashtë vendit krijojnë shumë mundësi për shoqëri të reja

Atmosfera dhe aktivitetet në shkollë dhe jashtë saj e bëjnë të paharrueshme eksperiencën në një shkollë të mesme jashtë vendit. Përmes tyre ju jo vetëm mund të argëtoheni por edhe të krijoni miqësi të reja të cilat mund të zgjasin për gjithë jetën tuaj. Pjesëmarrja në aktivitete mund të jetë e detyrueshme si pjesë e kurrikulës akademike, e cila vlerësohet edhe me pikë, si në rastin e stistemit IB të edukimit. Kjo synon të nxisë tek nxënësit ndjenjën e punës në grup, pavarësinë dhe i përgatit ata të jenë qytetarë të botës. Në raste të tjera, aktivitetet janë të pavaruara nga vlerësimi akademik, por synojnë përsëri të zhvillojnë anën sociale të fëmijëve, ti njohin ata me eksperienca artistike dhe sportive të reja si dhe të krijojnë një atmosferë më relaksuese dhe argëtuese gjatë qëndrimit të tyre në një mjedis larg familjes.

Aktivitetet janë të natyrave të ndryshme dhe organizohen në grupe siç janë: grupi i pikturës, i muzikës, i teatrit, i kërcimit, aerobi, klubet e sporteve nga më të ndryshme si futboll, basketboll, tenis, golf, cricket, hockey, rugby, karate, hipizëm, ski, shah, not, ngjitje në mal, gazetari etj. si dhe ekskursionet në qendrat turistike të vendit apo edhe në vendet e tjera përreth.

Facilitetet – shkollat private jashtë vendit investojnë në drejtim të rinovimit dhe modernizimit të kampuseve dhe ndërtesave të konviktit

Për të siguruar një mësimdhënie sa më efektive dhe për ta bërë më atraktive për nxënësit, shkollat përdorin teknologjitë më të fundit dhe përditësojnë metodat e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Një kampus i një shkolle të mesme private jashtë vendit ka në përbërje të tij ndërtesën e shkollës me klasat e pajisura me tabelat me touch screen; mund të ketë një sallë teatri prej shumë vendesh të pajisur me një ekran kinemaje, me audio dhe ndriçim LED; mund të ketë salla muzike të dedikuara, të pajisura plotësisht me iMac-et më të fundit dhe një studio për regjistrimin. Gjithashtu mund të ketë salla praktike me piano akustike dhe dixhitale dhe vegla të tjera muzikore.

Në kampus mund të gjesh studio të artit, studio fotografie të pajisur dhe me një dhomë të errët. Pa diskutim që në kampus do të ketë laboratorë shkencorë të dedikuar për Biologji, Kimi dhe Fizikë. Shumë shkolla ofrojnë gjithashtu një Qendër Studimi të pajisur me salla studimi për të gjitha moshat apo edhe zona për mësimet private individuale të dedikuara. Një pjesë të rëndësishme të hapësirës së kampusit zë mensa si një mjedis i përsosur jo vetëm për t’u ushqyer por edhe për të pushuar dhe për tu shoqërizuar. Disa shkolla mund të kenë edhe kafenenë e tyre brenda mjedisit të kampusit ku nxënësit mund të kalojnë më shumë kohë së bashku.

Ndërkohë, konvikti ka hapësira moderne dhe të rinovuara duke ruajtur edhe traditën, të pajisura me dhomat për fjetje, të ndara sipas gjinive. Ndarja vajza dhe djem mund të bëhet nga kati ose godina të ndryshme. Ofrohen opsione të dhomave me një, dy ose më shumë shtretër të pajisura me tualete brenda ose tualete të përbashkëta që vendosen në katin përkatës. Konvikti ka në brendësi edhe kuzhinën ku konsumohet ushqimi dhe në disa raste edhe mund të gatuhet nga vetë fëmijët, si dhe dhoma të përbashkëta të ndenjes ku ata mblidhen darkave për të luajtur apo diskutuar mbi tema të ndryshme.

Si shpenzohet një ditë në një shkollë private me konvikt jashtë vendit?

Rutina e jetesës në konvikt mund të jetë një eksperiencë që e formëson, e bën më të pavarur dhe të përkushtuar një fëmijë.

Dita nis herët, rreth orës 7 me zgjimin dhe konsumimin e mëngjesit në mensën e konviktit ose të shkollës. Në varësi të programit akademik që po ndiqet, zhvillohet dhe numri i orëve mësimore dhe kohëzgjatja e tyre varion gjatë ditës. Pas përfundimit të mësimit, nxënësit kanë kohë të lirë për tu marrë me aktivitete të ndryshme të cilat bëhen në kampus ndërkohë që disa të tjerë zgjedhin ta shpenzojnë për të studiuar. Pas konsumit të darkës mund të vazhdohet me aktivitete dhe lojra të mbrëmjes të cilat normalisht zhvillohen në ambjentet e konviktit, gjithmonë nën mbikqyrjen e stafit të konviktit. Oraret e fjetjes variojnë në varësi të moshave të fëmijëve.

Kodi i veshjes është shumë i rëndësishëm për shkollat private me konvikt të cilat vazhdojnë të ndjekin traditën qindra-vjeçare të uniformave të cilat i dallojnë nxënësit e këtyre shkollave nga pjesa tjetër. Uniforma e shkollës me konvikt mbahet me krenari dhe respekt nga nxënësit e saj. Ajo ka të bëjë me dukjen e rregullt, në mënyrë që të mund të jeni një anëtar i respektuar i komunitetit, brenda dhe jashtë shkollës.

Veshja e Ditës – Kjo është e veshur gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në orën e fundit të mësimit dhe përbëhet zakonisht nga një këmishë, kravatë dhe xhaketë sportive; pantallona serioze për djemtë dhe një fund me gjatësi të arsyeshme për vajzat.

Veshja formale – Shumë shkolla kanë veshje për raste të veçanta si ceremoni ose festa në shkollë.

Veshja e qytetit – Jashtë orarit të shkollës, mbrëmjeve dhe fundjavave, jeni i lirë të tregoni stilin tuaj!

Eksperienca e jetës në konvikt mund të jetë e ndryshme për gjithësecilin prej jush. Shkollat e mesme private jashtë vendit do të kujdesen që ajo të jetë e paharrueshme. Abbey DLD London sigurohet që eksperienca e nxënësve që zgjedhin të studiojnë dhe jetojnë në shkollën e tyre, të jetë unike, zbavitëse por edhe edukative dhe të zhvillojë individë të suksesshëm të së ardhmes.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme jashtë vendit:

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

☎️: +355 69 40 40 801

📧: krysia@integral.al