Eksploroni listen me Universitetet me te mira ne Angli per vitin 2022!

25.02.2022

Lista e mëposhtme do t’ju njohë me universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar që ofrojnë programe Bachelor & Master për studentët që interesohen për studime jashtë vendit.


Universitetet e rankuara nuk janë vetëm universitete në Angli, por edhe në Skoci – Universiteti i Edinburgh, Universiteti i Glasgow dhe Universiteti i Aberdeen; Wells – Universiteti i Cardiff; dhe në Irlandën e Veriut – Queen’s University Belfast. Rreth 20 nga universitetet më të mira ndodhen në Londër ku përmendim Imperial College London dhe UCL, gjithashtu dhe universitete të themeluara së fundmi si Universiteti i Westminster dhe Universiteti i Greenwich. Shumë nga këto universitete japin bursa për studime jashtë vendit nga të cilat mund të përfitojnë dhe studentët ndërkombëtarë.

Universiteti i Oxford është universiteti i cili qëndron në krye të të gjitha rankimeve të universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2022.

Renditja botërore e Universiteteve 2022

Renditja në Mbretërinë e Bashkuar 2022 Universiteti Vendodhja

1

1 University of Oxford

Oxford

5

2 University of Cambridge

Cambridge

12

3 Imperial College London

London

18 4 UCL

London

27

5 London School of Economics and Political Science

London

30

6 University of Edinburgh

Edinburgh

35 7 King’s College London

London

50

8

University of Manchester

Manchester

78

9

University of Wawick

Warwick

86 10 University of lasgow

Glasgow

Tabela paraqet Universitetet më të mira të Mbretërisë së Bashkuar dhe renditjen e tyre në rank botëror për 2022 sipas prestigjozes Times Higher Educations.

5 universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar

  • London School of Economics and Political Science (LSE)

LSE ka një numër të madh studentësh ndërkombëtarë dhe degët më popullore të saj janë Drejtësi, Ekonomiks, Histori, Filozofi dhe Politikë. Me kampus ne zonën Clare Market në Londër ajo ndodhet shumë pranë institucioneve të rëndësishme si Gjykata Mbretërore e Drejtësisë, British Museum etj. 26% e çmimeve Nobel në Ekonomiks i janë dhënë të diplomuarve apo anëtarëve të LSE.

  • UCL

Me kampus në Londrën qëndrore, ku afërsisht gjysma e studentëve janë ndërkombëtarë, është ndër të parët universitete që pranoi studentë pavarësisht klasës shoqërore, etnisë apo fesë, dhe i pari që u ofroj studenteve femra të njëjtat kushte si meshkujt. Degët më të kërkuara në nivel Bachelor në UCL janë Filozofia, Politika dhe Ekonomiks të cilat marrin rreth 30 aplikime për program.

  • Imperial College London

I rankuar ndër universitetet më të mira për shkencë, teknologji, inxhinieri, mjekësi dhe biznes; Imperial College është krijuar nga shkrirja e tre kolegjeve në 1907 dhe tani ka studentë nga rreth 125 kombësi të ndryshme.

  • Univeriteti i Cambridge

Një ndër universitetet më të vjetër dhe më prestigjoze në botë i cili daton që nga shekulli i XIII. Aktorë, politikanë, mbretërorë, atletë dhe figura të njohura kulturore janë diplomuar në Cambridge. Ai është i njohur kryesisht në fushën e Matematikës nga ku kanë dalë dhe shumë nga shkencëtarët më të njohur Britanikë. Kampusi i tij ndodhet vetëm një orë larg Londrës. Të fitosh një vend studimi në nivelin Bachelor është tepër e vështirë dhe konkurruese duke qenë se niveli I pranimit është më pak se 25% nga të gjithë aplikimet.

  • Univeriteti I Oxford

Universiteti i Oxford, gjithashtu ndër më të vjetrit dhe më prestigjozët në botë, rekruton studentët më të mire nga e gjithë bota në 44 kolegjet e tij të cilët mund të akomodohen në një nga kampuset e tij. Standartet e hyrjes janë tepër të larta dhe për një vend të lirë merren afërsisht pesë aplikime. Në këtë universitet ofrohen një rang i gjerë degësh si dhe kombinime të tyre, rreth 250.  Një jetë sociale dhe aktivitete çlodhëse ofrohen nga Universiteti I Oxford dhe jeta e këtij qyteti historik.

Për më shumë informacion rreth studimeve në UK:

Rezervoni konsulencën tuaj!

☎️+355 69 40 40 415
📧 leidia@integral.al

 

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message