TOP EDUCATION TOUR përsëri në qytetin tuaj!

10.08.2017


ntegral Educational Programs ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimet që do të zhvillohen për pranimin në kolegjet dhe universitetet elitare në Britaninë e Madhe dhe Europë.

Prezantimet do të zhvillohen në:

14 Nëntor, ora 18:00 – Shkodër, EUROPA GRAND HOTEL
15 Nëntor, ora 18:00 – Elbasan, HOTEL SKAMPA
16 Nëntor, ora 18:00 – Berat, HOTEL TOMORI
17 Nëntor, ora 18:00 – Vlorë, HOTEL PARTNER
18 Nëntor, ora 18:00 – Tiranë, HOTEL ROGNER

 

Në këto prezantime do të keni mundësi të merrni shumë informacione të vlefshme në lidhje me sistemet dhe programet e ndryshme arsimore, gjithashtu të takoheni me konsulentët e Integralit dhe me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve elitare të përzgjedhura nga Britania e Madhe dhe Europa.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë përfaqësues nga:

● Oxford International Education Group përfshin:

– Oxford Tutorial College – Është një kolegj i pavarur, i ndodhur në Oxford, i specializuar në programet A-Level dhe GCSE.
– D’Overbroek’s College Oxford – Shkolla ofron programe GCSE dhe A Level dhe kurse të gjuhëve të huaja gjatë verës.
– Bucksmore Education – Është një kolegj me histori, traditë dhe eksperiencë të gjatë 35 vjeçare në zhvillimin e shkollave të tyre prestigjoze verore. Ai ofron jo vetëm shkolla verore gjuhe por edhe shumë kurse akademike parauniversitare.

● Cambridge International School – Përbëhet nga nxënës dhe staf akademik nga mbarë bota dhe njihet si shkolla e vetme ndërkombëtare në Cambridge. CIS ofron një gamë të pasur kurrikule në programet përgatitore GCSE/IGCSE si dhe A-Levels dhe kurse Anglisht dhe programe verore për nxënëstë moshave deri në 18 vjeç.

● Oxford Brookes University – I themeluar në vitin 1865, Oxford Brookes bashkon shkollat e arteve, ato teknike, mjekësore, sociale dhe fushat shoqërore. Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh Bachelor, Master dhe vit përgatitor.

● Regent’s University London – Është një universitet i pavarur dhe jofitimprurës me qendër në Londër. Regent’s ndjek sistemin Amerikan “Liberal Arts”, i cili përfshin 4 vite studimi si dhe programet Master në fusha të ndryshme si: Biznes, Ekonomi, Media, Psikologji etj. Avantazhi i tij kryesor janë lidhjet ndërkombëtare me biznese në mbarë botën. 

● HTMi (Hotel and Tourism Management Institute) – Misioni i HTMi për studentët është: “Ejani si student dhe bëhuni menaxher!”. HTMi ofron kurse profesionale 1 vjeçare si dhe programe të nivelit Bachelor dhe Master në fushat – Mikpritje, Menaxhim, Kulinari, Hoteleri – Turizëm etj.

 

 

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message