Italia, një vend miqësor dhe mikpritës ndaj të gjitha kulturave, është destinacioni i preferuar për shumë studentë shqiptarë të cilët zgjedhin të studiojnë në universitetet më të mira në Europë. Mundësitë për universitete jashtë vendit janë të shumta dhe sfera e edukimit gjithmonë e në ndryshim, rrit shancet për tu pranuar në degët dhe programet universitare të studimit që ju doni. Iltalia oforn larmi programesh dhe zgjedhjesh si në universitete publike ashtu edhe ato private. Po cilat janë diferencat mes tyre?
Universitetet në Itali
1.Shumica e universiteteve në Itali janë publike
Ka rreth 90 universitete në Itali, nga të cilat shumica janë të financuara publikisht. Deri në vitet 1980, universitetet publike italiane kishin një reputacion prestigjoz kryesisht për shkak të përgatitjes së lektorëve dhe profilit të tyre të lartë akademik. Edhe sot vazhdon të ketë staf mësimdhënës prestigjioz por shumë nga ky prestigj zhvlerësohet nga disa faktorë siç janë joefikasiteti në shërbime dhe nga aftësia e dobët për të ofruar mundësi pune në përfundim të studimeve.
2.Strategjia e marketingut
Universitetet më të mira bëjnë studime të tregut lidhur me mundësitë e punësimit
Në fakt, ajo që universitetet private kanë arritur të bëjnë ka qenë të përqëndrohen në organizimin dhe rrjetin dhe për këtë arsye ata kanë propozuar programe akademike të kombinuara me praktikat në industri ose në kompanitë partnere. Ata gjithashtu janë fokusuar dhe në mundësinë e marrjes së profesorëve nga jashtë dhe inkurajimin e shkëmbimeve të stafit mësimdhënës. Kjo nga ana e vet tërheq mësues të tjerë të kualifikuar dhe të talentuar, duke rritur shancet që studentët të kenë mundësi konkrete për të zgjeruar njohuritë dhe për të krijuar kontakte. Prandaj, cilësia e mësimdhënies në universitete private është e kombinuar me strategji të mira të marketingut dhe komunikimit.
3.Tarifat
Universitetet më të mira jo gjithmonë janë ato më të shtrenjtat por cilësia sikurse kudo kushton
Një dallim i dukshëm midis universiteteve publike dhe private në Itali, është se në universitetet private paguhet një tarifë vjetore në mënyrë të konsiderueshme më e lartë. Ajo mbulon tarifat për shërbime, facilitete, cilësinë në mësimdhënie dhe mundësitë më të larta pune krahasuar me universitetet publike për të cilat, gjithsesi paguhen tarifat për shërbimet e përdorura gjatë studimit pavarësisht që mundësitë për të patur një vend pune në përfundim të studimeve janë të limituara.
4.Numri i studentëve në klasa
Ndikon në organizimin e orëve mësimore
Në universitetet private, numri i studentëve për klasë është dukshëm më i ulët, kjo lejon një orar të mirëpërcaktuar pa ndonjë mbivendosje midis lëndëve të të njëjtit vit. Kjo gjithashtu krijon mundësinë që mësimi të ndiqet më mirë individualisht ashtu siç ndodh edhe në shkollën e mesme.
5.Marrëdhëniet me stafin mësimdhënës
Në universitetet më të mira përkushtimi padyshim është më i lartë
Në universitetet private, marrëdhënia me profesorët është e vendosur nga komunikimi i cili është gjithmonë ballë për ballë dhe i hapur. Duhet përmendur këtu që mësuesit gjithmonë përgjigjen ndaj çdolloj pyetjeje apo kërkese nga ana e studentëve pa patur kufizime apo ndikime nga faktorë të jashtëm, siç mund të ndodhë në rastin e universiteteve publike.
6.Materialet akademike
Për sa i përket teksteve dhe librave të studimit, shumë shpesh në univeristetet private profesorët japin versionin ad hoc në të cilat është e mundur të gjesh të gjitha konceptet, me shembuj praktikë, të domosdoshëm për të mësuar lëndën dhe kjo zvogëlon në mënyrë drastike shpenzimet për librat shkollorë.
7.Shërbime shtesë
Ofrohen në universitetet më të mira për të ndihmuar studentët dhe krijuar një eksperiencë ndryshe
Për më tepër, në universitetet private përfshihen shërbime ndihmëse që nuk gjenden në universitetet publike. P.sh. disa kanë një mjek të përgjithshëm në kampus, të tjerët kanë aktivitete të tilla si palestra, klasa joga, kurse gjuhe etj. Dhe të gjitha ofrohen me çmime të lira, ose janë të përfshirë në tarifën e pagesës së shkollës.
Për më shumë informacion: