Hollanda, e vendosur në zemër të saj dhe me një mjedis të larmishëm e të gjallë ,tërheq çdo vit studentë nga e gjithë bota.
Hollanda është e njohur globalisht për lidhjet e saj të ngushta me biznesin ndërkombëtar dhe me tradita të forta tregtare të dukshme gjatë gjithë historisë së saj. Vendi i zbuluesve dhe sipërmarrësve , ajo u bë shtëpia e shumë shkencëtarëve të njohur dhe fitues të çmimit Nobel dhe ka qenë gjithmonë një lider progresiv në Europë .
Hollanda është vendi i 17-të me zhvillimin ekonomik më të madh në botë. Disa nga bizneset multinacionale me te medha ne bote si Philips, Heineken, KLM, Shell, ING dhe Unilever, janë holandezë. Hollanda është një lider botëror në shumë fusha qe përfshijnë bujqësinë, menaxhimin e ujit, artin dhe dizajnin, logjistikën dhe energjitiken. Sipas 2016 Global Peace, Hollanda eshte nje nga vendet me siguri me te larte ne bote , si edhe nder 10 vendet me me mira per te jetuar. Ajo pozicionohet ne zemer te Europes dhe ofron mundesine per te aksesuar edhe vende te tjera shume prane saj si Paris, Londer, Berlin. Universitetet holandeze mund të jenë një pikënisje për turne studimi dhe programe shkëmbimi në vende të tjera evropiane.
Për të rezervuar një konsulencë falas
Hollanda njihet për mësimdhënien cilësore në Anglisht, qasjen praktike në arsimin e lartë dhe tarifat shkollore të përballueshme. Gjithashtu ajo eshte nje vend qe mirepret cdo vit student nga 160 vende te ndryshme te botes. 1 nder 10 studente ne Hollande eshte student nderkombertar. Aktualisht ne Hollande studiojne mbi 90 000 studente nderkombetare.Menyra e mësimdhënies ne Hollande është interaktive dhe e fokusuar tek studentet. Procesi I studimit konsiston ne zhvillimin te menduarit, nderthurjen dhe adaptimin ne mendesi dhe kultura te tjera dhe rritjen e orientimit ndërkombëtar. Ju do të zhvilloni aftësi të vlefshme si analiza dhe zgjidhja e problemeve praktike dhe të menduarit krijues. Ajo ofron më shumë se 2,100 programe studimi ndërkombëtare.
Hollanda ka dy lloje kryesore të institucioneve të arsimit të lartë: universitetet kërkimore dhe universitetet e shkencave të aplikuara.Universitetet kërkimore në Hollandë përgatisin studentët në studime akademike dhe kërkimore. Universitetet e shkencave të aplikuara ofrojnë programe profesionale në artet dhe shkencat e aplikuara që përgatisin studentët për një karrierë specifike. Një degë e tretë dhe më e vogël e arsimit të lartë është mundësuar nga institutet e arsimit ndërkombëtar, e cila ofron trajnim të avancuar dhe kurse në një game të gjërë fushash. Shumica e universiteteve janë pjesë e institucioneve kërkimore.
Por pse pikërisht studentët e huaj preferojnë kaq shumë të studiojnë në Holandë?
- Universitetet ofrojnë programe në gjuhën angleze – Hollanda njihet si vendi i parë jo-anglisht folës , në të cilin universitetet filluan të hartojnë programe të studimit të arsimit të lartë në gjuhën angleze për të akomoduar studentë që vijnë nga jashtë.
- Diploma të njohura në mbarë botën – Hollanda ështe qendra e disa prej universiteteve me reputacion të lartë në mbarë boten . Hulumtimi shkencor i bërë në universitetet holandeze vlerësohet shumë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Sistemi inovativ i arsimit – Sistemi arsimor holandez është interaktiv dhe fokusohet në punën në grup, duke ndihmuar studentët të takohen me njëri-tjetrin. Gjatë studimeve të tyre në Holandë, studentët bëhen specialistë me mendje të hapur dhe me një perspektivë globale si dhe orientim ndërkombëtar.
- Ambienti multikulturor – Studentët ndërkombëtarë nga e gjithë bota vijnë për të studiuar në Hollandë. Ai është një vend unik që nuk flet anglisht, por në të cilin 95% e banorëve flasin anglisht. Ky faktor e bën jetën, studimin dhe punën në Hollandë më të rehatshme dhe të këndshme për ata që vijnë nga jashtë.
- Tarifa studimore të përballueshme – Pagesat e shkollimit dhe shpenzimet e tjera për ata që vijnë për të studiuar në Holandë janë relativisht të ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane. Për studentët nga BE, pagesa vjetore e shkollimit për një program shkolle ose kurs në një universitet holandez fillon nga € 2,060. Kostoja e programeve të studimit për studentët jashtë BE-së mund të ndryshojë nga € 5,800 në € 20,000 në vit