Studioni kimi në Britaninë e Madhe - Bursë deri në 9000£!

11.04.2022

Dëshironi të ndiqni studimet jashtë vendit, studioni kimi në Britaninë e Madhe! Bursa studimi në Mbretërinë e Bashkuar! Aplikoni deri më 31 maj dhe përfitoni bursë deri në 9000£!


University of Hull ofron bursa për studimet në Angli për të inkurajuar studentët ndërkombëtarë të studiojnë kimi.

Bursat për të studiuar jashtë vendit do u ofrohen studentëve të cilët dëshirojnë të studiojnë kimi për  programin Bachelor apo Master në University of Hull. Kjo është një bursë studimi me vlerë 9000£ në vit për të gjitha vitet e studimit, pra është një mundësi e shkëlqyer për të studiuar në Londër në një program , jashtë vendit ku 100% e studentëve kanë mbetur shumë të kënaqur me rajonin ku është përqendruar industria më e madhe kimike në Angli.

Arsyet për të studiuar kimi në University of Hull:

50 vite më parë, kimistët e University of Hull shpikën molekulat të cilat mundësonin teknologjinë LCD dhe ekranet e sheshta. Për të festuar këtë shpikje, ata po ofrojnë 50 bursa studimi për 3 vitet e ardhshme për ata të cilët do të studiojnë kimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Studentët në University of Hull do të kenë mundësinë:

  • Studiojnë në epiqendrën industrisë kimike në Mbreterinë e Bashkuar me kompani si: BP,Total, Reckitt, Philips 66, Croda and Smith & Nephev, dhe kenë mundesinë për të vizituar disa prej këtyre kompanive si pjesë e studimeve.
  • Shijojnë perspektiva të shkëlqyera punësimi: 94% e studenteve të universitetit punësohen ose vazhdojnë studimet e tyre brenda 15 muajve të ardhshme.
  • Studiojnë në programin ku 100% e studentëve të vitit të pare të kësaj dege ngelen shumë të kënaqur nga universiteti.

Aplikoni deri më 31 maj dhe përfitoni bursë prej 9000£!

Si të përfitoni bursën për të studiuar kimi  jashtë vendit:

  • Duhet të keni një ofertë për studimi nga University of Hull
  • Duhet të keni IELTS 6.5, me një minimum prej 5.5 në secilin komponent të provimit
  • Duhet të keni rezultate të larta në kimi në shkollën e mesme, e cila te jetë ekuivalente me notën B ose A në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Duhet të kaloni provimin e kimisë të hartuar nga University of Hull

Aplikoni deri më 31 maj!

Për më shumë informacion rreth kësaj burse:

Rezervoni konsulencën tuaj!

☎️+355 69 40 40 415
📧leidia@integral.al

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message