Studioni biznes dhe kaloni një verë të paharrueshme në Barcelonë!

20.02.2023

Për studentët e universitetit, të diplomuarit dhe profesionistët e rinj që dëshirojnë të mësojnë disa nga tendencat më të fundit në biznes dhe të plotësojnë studimet e tyre, EU Business School ofron Business Boot Camp në kampusin e Barcelonës.


Tek Business Boot Camp do të takoni profesionistë të fushës, do mësoni sesi ata po i zhvillojnë kompanitë e tyre, do të keni mundesine te krijoni lidhje dhe kontakte me njerëz nga e gjithë bota. Plus, do keni mundësi të eksploroni Barcelonën, qytetin plot jetë, kryeqytetin nderkombëtar të Mesdheut, i famshëm për plazhet e tij mahnitëse dhe arkitekturën e mrekullueshme.

Çfarë ofron Business Boot Camp? 

Business Boot Camp është një program dinamik dhe gjithëpërfshirës tre-javor, i mësuar ekskluzivisht në anglisht. Ai është krijuar për studentët aktualë të universitetit, të sapodiplomuarit dhe profesionistët e rinj që dëshirojnë të mësojnë më tepër rreth tendencave më të fundit të biznesit në një mjedis dinamik dhe interaktiv, të krijojnë lidhje ndërkombëtare dhe të zhvillojnë aftësitë duke shijuar pushimet e tyre verore. 

Zgjidhni Programin tuaj:

Ju mund te zgjidhni midis dy programeve: Crypto & Blockchain ose Digital Business. Qasja praktike e kursit ju mëson për biznesin nëpërmjet seminareve interaktive, studimeve të rasteve, vizitave në kompani, punës me projekte dhe shumë më tepër.

Pse Barcelona?

Barcelona është një qendër teknologjie në Mesdhe, me sipërmarrës të klasit botëror dhe me më shumë se 1900 startups. Një nga destinacionet më interesante të udhëtimit ne Europë, qyteti krenohet me 5 kilometra plazhe të arta, një jetë plot gjallëri dhe një trashëgimi të pasur kulturore.

Të dhënat kryesore: 

Data e fillimit të programit: 9 korrik 2023 (Crypto & Blockchain/Digital Business)

Certifikimi: Certifikata e përfundimit të kursit nga EU Business School 

Për më shumë informacion rreth procesit të aplikimit, na kontaktoni!

☎️: +355 69 40 40 415
📧: sidorela@integral.al

 

news.front.related_news

10 pyetjet kryesore që kanë prindërit rreth Kampev...

Dërgimi i fëmijës tuaj në kampin veror në Zvicër është një mundësi emocionuese, por është e natyrshme të keni pyetje. Për të...
16.01.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message