Integral Educational Programs ofron kampe verore individuale dhe në grup në destinacione të ndryshme në varesi te kërkesave. Fëmijët që zgjedhin kampet verore individuale , nuk shoqerohen nga një përfaqësues i autorizuar i institucionit. Femijet nën 18 vjec mund te levizin vetëm me prindërit, nje pjesëtar nga familja, një te aferm në baze të moshes që ka.
Rregullat në bazë të moshës së fëmijës:
- Shtetasi shqiptar i mitur (në vijim referuar “i mituri”) që kalon në kufi, i nënshtrohet të gjitha verifikimeve, në hyrje dhe në dalje, si të rriturit
- Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit.
- Në mungesë të prindërve, i mituri nën moshën 16 vjeç lejohet të udhëtojë i shoqëruar nga vëllai ose motra në moshë madhore, gjyshi, daja, xhaxhai, halla, tezja, vetëm në rast se paraqet një deklaratë noteriale të vlefshme, të lëshuar nga të dy prindërit në emër të personit që e shoqëron, ose në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, duhet të paraqitet vendimi gjyqësor që lejon udhëtimin e të miturit.
- I mituri nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç lejohet të udhëtojë në mungesë të prindërve, i shoqëruar me persona të tjerë madhorë, vetëm në rast se paraqet një deklaratë noteriale të vlefshme, të lëshuar nga të dy prindërit në emër të personit që e shoqëron, ose në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, duhet të paraqitet vendimi gjyqësor që lejon udhëtimin e të miturit.
- Në rast se prindërve u është hequr përgjegjësia prindërore dhe fëmijës i është caktuar kujdestar me vendim gjyqësor, deklarata noteriale lëshohet nga kujdestari.
- Në rastin e të miturit të shoqëruar, roja kufitare verifikon nëse personi që shoqëron të miturin është kujdestari i tij, në veçanti kur i mituri shoqërohet vetëm nga një person madhor dhe ka arsye serioze për të dyshuar se mund të jetë hequr në mënyrë të paligjshme nga kujdestaria e personave që ushtrojnë ligjërisht kujdesin prindëror ndaj tij.
- Roja kufitare që kryen procedurën e verifikimit të të miturit, krahas verifikimit të dokumenteve të udhëtimit, duhet të konsultohet me bazën e të dhënave, të intervistojë të miturin në prani të personit që e shoqëron dhe të kontrollojë deklaratën noteriale të lëshuar për udhëtimin e të miturit të pashoqëruar nga prindërit, por nga persona të autorizuar prej tyre.
- Në rastet kur prindërit janë të divorcuar, i mituri lejohet të udhëtojë jashtë vendit në shoqërinë e njërit prej prindërve, vetëm nëse është lëshuar një deklaratë noteriale nga prindi tjetër, pavarësisht se cili prej tyre ka përgjegjësinë prindërore me vendim gjyqësor. Përjashtim nga ky rregull bëhet në ato raste kur në vendimin e gjykatës që ka përcaktuar përgjegjësinë prindërore, janë përcaktuar edhe masa apo të drejta për zhvendosjen e të miturit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nga njëri apo të dy prindërit.
- Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prind dhe prindi tjetër ka ndërruar jetë, roja kufitare kryen verifikimet në Sistem, dhe në bazë të statusit të prindit shoqërues(i/e ve), lejon kalimin e kufirit të të miturit.
Deklarata noteriale:
Në të gjitha rastet, deklarata noteriale që lëshohet për të miturit e pashoqëruar, përmban elementët e mëposhtëm:
a) deklarimin e prindit që autorizon udhëtimin me prindin tjetër, apo personin që e shoqëron, me kusht për të mos e braktisur të miturin në vendet e destinacionit;
b) emrin, mbiemrin dhe datëlindjen e të miturit, si dhe numrin e dokumentit të udhëtimit;
c) deklarimin nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit (datën e nisjes dhe datën e kthimit);
d) deklarimin e adresës së saktë, gjenealitetet dhe numrin e telefonit të pritësit, nëse udhëton për tek të afërmit;
e) deklarimin për përgjegjësinë penale të prindit ose të kujdestarit, në rastet e braktisjes së të miturit;
f) përcaktimin e periudhës së vlefshmërisë së deklaratës noteriale
- Regjistrimi në dalje në Sistem i të miturit të kryhet duke pasqyruar në rubrikën “Shënime”
numrin rendor dhe datën e deklaratës noteriale, emrin dhe mbiemrin e personit shoqërues
(prindit, kujdestarit ligjor ose shoqëruesit e tjerë të autorizuar), emrin dhe mbiemrin e noterit që ka nënshkruar deklaratën noteriale, kohën e qëndrimit, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me të miturin.
Një kopje e deklaratës noteriale, për efekte kontrolli dhe verifikimi, administrohet në Pikën e Kalimit Kufitar. Në rastet kur paraqitet vendim gjyqësor, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, në Sistem regjistrohet numri dhe data e vendimit gjyqësor të formës së prerë, si dhe gjykata që ka dhënë vendimin. Një kopje origjinale ose kopje e njësuar me origjinalin e vendimit gjyqësor administrohet në Pikën e Kalimit Kufitar. - Kur ka arsye serioze për të dyshuar se i mituri mund të jetë shkëputur në mënyrë të paligjshme nga kujdestaria e personit që ushtron ligjërisht përgjegjësinë prindërore apo nga kujdestari i tij, roja kufitare duhet të kryejë edhe verifikime të mëtejshme, duke vlerësuar e zbuluar mospërputhjet apo kontradiktat në informacionin e dhënë.
Në rast dyshimi, roja kufitare i bën një intervistë shoqëruesit, kryen verifikime të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve mbështetëse për t’u siguruar që i mituri nuk po largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë kundër dëshirës së personave që ushtrojnë kujdesin prindëror ndaj tij, në mënyrë që të parandalojë rrëmbimin ose trafikimin e të miturit. - Roja kufitare vlerëson të dhënat dhe informacionin e mbledhur gjatë verifikimit kufitar tëtë miturit që kalon kufirin. Në rast nevoje për një verifikim të plotë të rrethanave dhe të situatës, përgjegjësi i turnit komunikon me strukturën përgjegjëse vendore për mbrojtjen e fëmijës, sipas parashikimeve të legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.Në rastet e konstatimit të braktisjes së të miturve apo moskthimit në afat të tyre, kryhen tëgjitha veprimet e nevojshme, me qëllim referimin në prokurori të veprës penale braktisja e fëmijëve të mitur, sipas përcaktimit të bërë në Kodin Penal.
- Për minimizimin dhe zbulimin e rasteve të braktisjes së fëmijëve të mitur dhe të abuzimit me të miturit nga trafikantë apo persona të tjerë përfitues, të bashkëpunohet ngushtësisht edhe me institucionet homologe ligjzbatuese të vendeve fqinje dhe ato ndërkombëtare.Të gjitha dokumentet që administrohen në Pikat e Kalimit të Kufitar në zbatim të këtij udhëzimi, ruhen për një afat një vjeçar dhe në përfundim të këtij afati asgjësohen nga një komision i ngritur me urdhër të drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin. Për procedurën e asgjësimit mbahet një procesverbal, ku shënohet lloji i dokumentit, numri dhe data e tij.
- Në të gjitha rastet kur nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë udhëzim, roja kufitare informon personin që shoqëron të miturin mbi dokumentacionin që duhet të paraqesë sipas këtij udhëzimi, për t’i mundësuar kalimin e kufirit dhe nuk lejon daljen e të miturit nga kufiri shtetëror deri në paraqitjen e dokumentacionit të nevojshëm.
Njihuni me ofertat individuale dhe të grupeve!
Regjistroni fëmijën tuaj në një kamp veror!
Për më shumë informacion na kontaktoni:
+355 69 40 40 801
xhesika@integral.al