Rendesia e Kurseve t gjuhes dhe Kampeve Verore

04.04.2022

Përse është i rëndësishëm një kamp veror ose kurs gjuhe jashtë vendit?


Që të gjithë ne duam që fëmijët tanë të jenë të mirë informuar në çdo aspekt, të jenë me horizonte të hapura dhe të përgatitur për t’u përshtatur lehtësisht në një botë e cila po ndryshon ditë pas dite. Sigurisht çdo gjuhë e huaj që fëmijët studiojnë dhe dinë, përfaqëson një derë e cila i ofron atyre një mundësi për një kuptim më të mirë të botës që i rrethon.

Megjithatë, të zotërosh më shumë se një gjuhë të huaj nuk do të thotë thjesht të komunikosh me njerëz të kombësive të ndryshme por, është shumë më shumë se kaq. Në dekadat e fundit, ndikimi i të folurit të dy ose më shumë gjuheve, tek individët dhe proceset e tyre njohëse është studiuar shumë, veçanërisht edhe për faktin që në ditët e sotme më shumë se gjysma e popullsisë së botës flasin dy ose më shumë gjuhë të huaja. Për shembull, sipas Eurobarometrit të kryer nga Komisioni Evropian në vitin 2012, 54% e të anketuarve raportuan se mund të flasin të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare. Për të mësuar një gjuhë të huaj, kampet verore dhe kurset e gjuhës jashtë vendit janë opsione shumë efiçente, pasi në nje kohë të shkurtër fëmija arrin të mësojë dhe të grumbullojë shumë informacion, kjo edhe për faktin se në shkollën verore ka fëmijë të kombësive të ndryshme dhe gjuha që ata do të përdorin për të komunikuar në përditshmëri është gjuha e huaj si dhe fakti që vendi më i mirë për të mësuar një gjuhë të huaj është pikërisht vendi i cili këtë gjuhë të huaj e ka gjuhë amtare. Kampet verore në Angli dhe në Gjermani janë dy destinacionet më kryesore nëse doni të mësoni nga fillimi ose të perfeksiononi gjuhën angleze ose gjuhën gjermane. Po ashtu nëse dëshironi që të mbroni një gjuhë të huaj, kurset përgatitore jaashtë vendit janë zgjidhja ideale për tu përgatitur për këto provime.

  • Fëmijët që flasin më shumë se dy gjuhë të huaja performojnë më mirë në shkollë.

Studiuesit zbuluan se fëmijët që flasin rrjedhshëm të paktën dy gjuhë të huaja kanë aftësinë të përqendrohen më lehtë në detyrat e tyre, ata kanë një tendencë për të bllokuar faktorët që mund t’i shpërqendrojnë, duke injoruar informacionet e parëndësishme që mund ti vijnë nga jashtë. Këto aftësi formësohen pikërisht përmes procesit të kalimit nga një gjuhë në tjetrën dhe përmes aftësisë për të filtruar informacionin. Këta persona janë të prirur që të përballen më mirë me situatat kur i duhet të bëjnë shumë detyra njëkohësisht dhe situatat kur i duhet të bëjnë zgjidhjen e problemeve logjike, sepse ata kanë një fleksibilitet më të lartë njohës sesa personat që flasin vetëm një gjuhë.

Për të mësuar një gjuhë të huaj (nga fillimi) ose për të përmirësuar atë që fëmija tashmë po studion, përvoja më e mirë do të ishin kampet verore jashtë vendit. Shkollat verore jashtë vendit kombinojnë studimin e një gjuhe të huaj (si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht etj) me aktivitete sportive, krijuese, udhëtime dhe eksperienca të paharrueshme ndërkombëtare.

  • Përshtatshmëria ndaj ndryshimit

Duke qënë se  se njerëzit që flasin dy ose më shumë gjuhë të huaja kanë aftësinë për të zbatuar strategji të reja pune , kanë një vëmendje shumë të zhvilluar, kanë funksione njohëse shumë fleksibël dhe arrijnë të bëjnë më mire dallimet midis kulturave, ata përshtaten më lehtë ndaj të gjitha llojeve të ndryshimeve që ndodhin rreth tyre. Të gjithë ne duam të rikuperohemi shpejt pas një pengese dhe të gjejmë zgjidhje të reja se si mund ta kalojmë atë pengesë, apo jo?

  • Personat që flasin dy gjuhë të huaja punojnë më mirë me detyrat që përfshijnë menaxhimin e konflikteve.

Për shembull, në testin Stroop, njerëzit shohin një fjalë dhe duhet të emërtojnë ngjyrën e asaj fjale. Sigurisht, nëse fjala e shkruar është “blu” dhe shkruhet me blu, atëherë shpejtësia e përgjigjes zakonisht është shumë e lartë. Megjithatë, kur situata është pak më ndryshe dhe fjala “e kuqe” shkruhet me të verdhë, krijohet një konflikt dhe për ta zgjidhur këtë konflikt nevojiten më shumë burime njohëse për të dhënë përgjigjen e duhur. Njerëzit që flasin dy gjuhë të huaja kanë aftësinë për të penguar informacionet shpërqendruese dhe e kanë më e lehtë që të përgjigjen saktë në një kohë më të shkurtër.

  • Të folurit e dy osë më shumë gjuhëve zhvillon ndjeshmërinë

Fëmijët që janë rritur në një mjedis ku fliten shumë gjuhë duhet të mësojnë sa më shpejt se në cilën situatë ose me cilin person të flasin një gjuhë të caktuar. Është zbuluar se këta fëmijë mësojnë shumë herët të identifikojnë gjendjen shpirtërore të një personi, kështu që zhvillimi i tyre emocional është dukshëm më i theksuar. Përveç kësaj, kjo lloj “stërvitje” zhvillon aftësinë për të qenë një dëgjues i mire.

  • Kuptimi i diversitetit kulturor dhe zhvillimit të personalitetit

Teoria e sociolinguistes Susan Ervin (1968), sipas së cilës gjuha e folur ndryshon personalitetin, është konfirmuar me kalimin e kohës nga studime të tjera. Çdo gjuhë zbulon dallimet kulturore dhe, për të qenë në gjendje të flasësh rrjedhshëm një gjuhë të caktuar, është e nevojshme të kuptosh kulturën që përfaqëson  ajo gjuhë. Për shembull, nëse një suedez thotë: “Nuk ka lopë në akull” ju do të shikoni përreth për të parë nëse afër jush ndodhet ndonjë pistë patinazhi, pavarësisht se jashtë është verë (kështu që nuk ka akull apo lopë përreth), atëherë kjo do të thotë që ju duhet të studioni pak më shumë gjuhën dhe kulturën suedeze sepse shprehja Det är ingen ko på isen ka një kuptim tjetër nga ajo që ju mendoni. Kjo shprehje do të thotë “Nuk ke asgjë për t’u shqetësuar”.

  • Një gjuhë e re e huaj mund të mësohet edhe në moshë madhore

Një gjuhë e huaj mund të mësohet edhe në moshë madhore! Shumë të rritur mendojnë se kur arrijnë një moshë të caktuar, nuk mund të mësojnë asnjë gjuhë e re. Ka shumë studime që konfirmojnë se me kalimin e moshës është më e vështirë të kuptosh një gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare. Sipas një studimi të UCL, vështirësitë që përjetojnë të rriturit nuk janë biologjike, por perceptuese. Me stimulin e duhur, të rriturit mund të mësojnë shumë gjuhë të huaja pa asnjë lloj problemi. Për më tepër, mbajtja e trurit në aktivitet të vazhdueshëm, duke folur disa gjuhë do të vonojë ndjeshëm degradimin e funksioneve të trurit duke përfshirë dhe një risk më të ulët për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Kjo vlen për të gjithë njerëzit që mësojnë një gjuhë të huaj pavarësisht në cilën fazë të jetës ndodhen. Pra, çfarë gjuhe të huaj dëshironi të studioni?

Bëjeni këtë verë të paharrueshme.

Vera më e bukur për fëmijën tuaj është vetëm, një telefonatë larg.

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

+355 69 40 40 801 / +355 69 80 40 601

news.front.related_news

10 pyetjet kryesore që kanë prindërit rreth Kampev...

Dërgimi i fëmijës tuaj në kampin veror në Zvicër është një mundësi emocionuese, por është e natyrshme të keni pyetje. Për të...
16.01.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message